Burrë e grua, Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari janë duke qendruar prej orës 07:30 të mëngjesit në majë të një vinçi në qendër të Tiranës tek Pallati i Kulturës. Ata kërcënojnë se do të vidhen nëse aty nuk mbërrijnë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Çifti nuk pranon të negociojë me policinë duke u shprehur se nuk kanë besim tek ta. Forcat zjarrfikëse kanë filluar të ngjiten mbi vinç për të shpëtuar çiftin.
Ferdinad Saraçi dhe Teuta Gjinollari janë ish të-përndjekur politik. Më parë Teuta Gjikollari ka deklaruar për Repor TV se kërkonte lekët e dëmshpërblimit dhe pune duke theksuar se për këtë ishin të gatshëm edhe të vetëflijohemi.