Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Burrë” apo “i pabesë”? Ja si e komenton Patozi veprimin e Ilir Metës

2018/11/05 at 9:41 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Patozi: Basha po pret që Edi Rama të rrëzohet vetë për të ardhur në pushtet

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka reaguar për ngjarjen më të rëndësishme politike në vend, mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ai shprehet se “sot Iir Meta na përfaqëson më shumë se kushdo tjetër”.

Por pse mendon kështu, Patozi? Lexoni më poshtë argumentet që sjell:

“Ilir Meta i ka kapur të papërgatitur dhe i ka shokuar të gjithë. Madje edhe ata që janë gëzuar aq shumë me mosdekretimin e Sandër Lleshit, sa po e përjetojnë si një fitore të tyren, vetëm se mendojnë që kjo i prish punë Edi Ramës.


Por edhe ata vetë duken në vështirësi për ta mbështetur presidentin e tyre, ndaj po vonojnë pak të shprehen. Jo se kanë marrë ndonjë mesazh për vetëpërmbajtje, si deputetët e Partisë Socialiste, por sepse, fjala vjen, duhet të shpjegojnë se si ka mundësi që ai dekretoi pa asnjë problem, për të mos thënë me shumë qejf, “gogolin” e mafias dhe të krimit, Fatmir Xhafa, para një viti, por nuk “u bind” dot edhe pasi u mendua gjatë për Sandër Lleshin.

Por mbi të gjitha, duhet të pranojnë se për ta Kushtetuta është si një vëllim me poezi, që çdo president që vjen e lexon si të dojë vetë, sepse ndryshe i bie që Bujar Nishani vjet, kur tha se, me gjithë se dëshirën e tij nuk e rrëzonte dot propozimn e kryeministrit, ka qenë në shërbim të Edi Ramës.

Kurse të tjerët në qeveri po e konsiderojnë si një gjëmë që i ka pllakosur papritur kombit dhe po përgatiten për hakmarrjen finale. Përveç Erion Braçes, që foli përpara dhe pa ngritur dorën për të marrë leje, të tjerët po shtrëngojnë dhëmbët me zor që të mos e shajnë me libër shpie Presidentin, për të cilin mendojnë se vetëm i tyre nuk është. A thua se nuk ishin të njëjtët që përpara një viti mblodhën firmat, u vunë në rresht dhe votuan në parlament për ta çuar Ilir Metën në fronin e kreut të shtetit.

Sepse atëherë “ashtu ishte një punë” dhe pozicioni i Presidentit të Republikës po shërbente haptas si kusur për një pazar më të madh, nga i cili do të rezultonin pak më vonë fitues. Kurse tani po çuditen se si ka mundësi që “prej ferrës së vogël ka dalë lepuri i madh”.

Sigurisht, që ka edhe një palë të tretë shqiptarësh normalë, që e përjetojnë me dhimbje dhe trishtim këtë degradim të Republikës. Prej të cilës duan të ikin një orë e më parë, por jo kushdo e ka këtë mundësi.

Ata nuk e meritojnë aspak këtë Shqipëri, që përveçse e pajetueshme, po bëhet qesharake dhe e paparashikueshme me krizën apo precedentin, që krijon mosdekretimi i ministrit të Brendshëm.

Kurse, për mua asgjë në politikë nuk ndodh rastësisht, ndaj askush nuk duhet të habitet. Është thjesht një shenjë e qartë se kalbëzimi i sistemit tonë politik është duke prekur fundin dhe mbase kjo do të shërbejë diçka për zgjimin pozitiv të kësaj shoqërie. Sepse nuk mund të kërkosh dhe as të presësh normalitet në një vend ku zgjedhja e presidentit trajtohet si “dënim” për kundërshtarin politik.

Ilir Meta nuk mund të jetë sot as heroi i një pale dhe as delinkuenti i palës tjetër. Por ai është padyshim sot një prej simboleve më të ndritshme të një klase politike të zhytur në amoralitet, në korrupsion dhe abuzime me pushtetin. Dhe si i tillë duhet trajtuar, si një produkt tipik “made in Albania”, i atyre që po qajnë dhe po gëzohen nga “burrnia” apo “pabesia” e tij e fundit. Sepse Ilir Meta na përfaqëson sot më shumë se kushdo tjetër, jo thjesht se është President i kësaj Republike të mbaruar”.

Etiketa: metapatozirama


Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
Aktualitet

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

5 Korrik, 2025 4:37 pm
Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
Aktualitet

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

5 Korrik, 2025 4:17 pm
Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Aktualitet

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

5 Korrik, 2025 3:53 pm
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

5 Korrik, 2025 3:49 pm
Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

5 Korrik, 2025 3:38 pm
Para
Ndjekësi i ofendon bashkëshortin, Emina i jep përgjigjen tipike shqiptare

Ndjekësi i ofendon bashkëshortin, Emina i jep përgjigjen tipike shqiptare

Foto/ Kush është 35 vjeçari që hapi zjarr ndaj policisë në Gjirokastër

Varrimi i minoritarit, media greke: 2 mijë vetë në Bularat për protestë

Problemet e Lori Hoxhës në Londër, ia zgjidh e ëma nga Tirana

Problemet e Lori Hoxhës në Londër, ia zgjidh e ëma nga Tirana
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com