Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burrat shqelmojnë, grushtojnë, poshtërojnë, më shumë kur janë të papunë

2018/11/25 at 2:17 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Burrat shqelmojnë, grushtojnë, poshtërojnë, më shumë kur janë të papunë

Parents and Children on Hands

– Beate Hinrichs


25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas. Shumë gjermanë kujtojnë, se ky është një problem që prek vetëm vende të tjera. Por duhet të shohim njëherë para pragut tonë, kërkon Beate Hinrichs.

Jens Spahn e di mirë me sa duket: “Vrasje për nder. Martesë e detyruar”. Kjo i bie ndërmend politikanit konservator për temën e migrimit, së fundmi në turin e prazantimeve si kandidat për kryetar të CDU-së. Dhuna në partneritet, dhuna e burrit kundër gruas vetëm një problem i migrantëv? Apo? Spahn duhej të kishte dëgjuar më mirë kolegen e tij në kabinetin qeveritar, Franziska Giffey. Ministrja e Familjes, e cila prezantoi së fundmi shifrat e dhunës shtëpiake duke i cilësuar ato si “shokuese”.

Gati 140.000 viktima të dhunës ka regjistruar policia vitin e kaluar. 82% prej tyre janë gra, 147 syresh nuk e kanë mbijetuar dhunën. Mesatarisht çdo dy ditë e gjysmë një grua vdes nga dhuna e bashkëshortit, partnerit apo ish-partnerit. Shifra e errët është akoma më e lartë. Gati çdo e katërta grua përjeton dhunë të paktën njëherë në jetë, dhunë trupore ose dhunë seksuale nga partneri, në këtë konkluzion ka arritur një studim i Ministrisë së Familjes në Gjermani që në vitin 2004. Po ashtu edhe fakti tjetër, që dhuna në familje nuk është një problem i shtresës së ulët, ajo paraqitet në të gjitha shtresat e shoqërisë. Po, shifrat e fundit janë shikuese, por aspak të reja.

Dhunë patriarkale ka kudo

Strehimoret e grave janë të mbushura. Mijëra gra çdo vit nuk arrijnë të pranohen në to, sepse nuk mjaftojnë vendet, sepse nuk mjafton financimi. Republika Federale e Gjermanisë shkel rregullisht Konventën e Këshillit të Europës për luftimin e dhunës kundër gruas, të cilën e ka ratifikuar vetë. Po, e vërtetë në strehimore kërkojnë shpëtim mbi mesataren gra që kanë sfond migrimi. Pse? Sepse ndër të tjera ato kanë pak të ardhura dhe rrjete që mund t’i mbështesin.

Po, vërtet që gratë me sfond migrimi vuajnë më shpesh nga dhuna e partnerit, në vend të çdo të katërte grua, në këtë mjedis është gati çdo e treta. Edhe këtë e tregon një studim i Ministrisë së Familjes. A lidhet kjo me prejardhjen etnike, apo madje edhe me islamin? Kur një burrë nga Aacheni e përdhunon një grua është thjesht një maskara, ndërsa kur përdhunon një burrë nga Alepo ai e bën këtë është mysliman? Asgjë e këtillë.

Burrat shqelmojnë, grushtojnë, poshtërojnë, më shumë kur janë të papunë, kur paratë nuk mjaftojnë, kur apartamenti është shumë i vogël dhe perspektiva gri. E pikërisht janë emigrantët ata që jetojnë më shpesh në kushte të tilla. Kjo nuk i justifikon aspak autorët e krimeve, kurrë! Por shpjegon, se arsyet e sjelljeve të tilla nuk janë kulturore. Fakt është: Dhunë patriarkale ka kudo, dhe duhet kujtuar, se kur kemi të njëjtat kushte jetese, ajo paraqitet me të njëjtën shpeshtësi.

 

“Vrasje për nder” kundër “dramës familjare”

Po “vrasjet për nder”? Janë sigurisht krime të rënda. Por ekstremisht të rralla, si e tregon edhe një studim i Institutit Max Planck. Në këtë studim regjistrohen 12 të tilla në vit, pra vrasje që kryhen për shkak të „lëndimit të nderit”, apo nga hakmarrja e xhelozia, nga rreth 700 delikte vrasjeje në vit në Gjermani.

Këto janë fakte që mediat tona i injorojnë: Sepse kur një turk vret gruan e tij, kryetitulli quhet „vrasje për nder”, ndërsa kur vrasësi është gjerman (edhe nëse ndodh), atëherë kryetitulli është „dramë familjare”.

Në vend që të dyja të përcaktohen ashtu si janë – dhunë familjare, dhunë e burrave kundër grave. Por jo, se kështu është më e rehatshme, që „vrasësit” të gjenden tek “të tjerët”, që nuk bëjnë pjesë „tek ne”, në vend që të pranojmë edhe ne vetë, se njeri i dhunshëm mund të jetë edhe fqinji ynë i mirë gjerman, „edhe njëri prej nesh”. Dhe se ne jemi shumë mbrapa në aspektin e mbrojtjes nga dhuna. Prandaj edhe Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas do na duhet për një kohë të gjatë. / DW

Foto:  Beate Hinrichs

Etiketa: burriditet e dhunesgruajate drejtat e grave


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Pasi pranoi publikisht ndarjen nga Bora, Vin Veli nis histori të re me një bionde?

Bora Zemani tregon si do të reagojë për lidhjen e re të ish-partnerit

Meta tregon ëndrrën e tij më të madhe të fëmijërisë, a e ka realizuar?

Meta tregon ëndrrën e tij më të madhe të fëmijërisë, a e ka realizuar?

Befason Robert Berisha: Unë dua Zaiminën

Zaimina Vajsari merr vendimin e rëndësishëm për muzikën
















TE FUNDIT

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
14 Maj, 2025

Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti...

Lexo më shumë

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin 'Skënderbej' fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit....

Lexo më shumë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
14 Maj, 2025

Teksa në Parkun Olimpik po vazhdon numërimi i votave të diasporës, përplasje mes partive politike për zarfat e ardhur nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com