Aktualitet

“Burra me mustaqe”, “burra me botoks” mesazhet e koduara të Tahirit


               Publikuar në : 13:00 - 22/07/19 |
geliano fataj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky vendim nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.

Gjatë seancës së kësaj të hëne Tahiri ka patur dhe një përplasje me prokurorët.  Pas daljes nga gjykata, ai ishte i qetë, ndërsa tha se ishte Prokuroria dhe jo ai që e çoi për në shtator pretencën.

“Në vjeshtë nuk shkova unë, por Prokuroria. Kjo histori në fillimet e shtetit ka nisur me burra me mustaqe dhe ka përfunduar me burra me botoks. Unë nuk jam ky model, por nuk do të zbardhem më shumë”.

Më pas në një tjetër reagim në rrjetet sociale, ish ministri i Brendshëm do të akuzonte se procesi ndaj tij po ecte me avash se breshka.

“Unë kërkoj të mos shtyhet! Vetëm kaq! Drejtësi!  Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundesi te flas para mediave, vaj halli c’ndodh me njerëzit qe ulërasin për drejtësi e nuk dëgjohen”, shkruan Tahiri.

Saimir Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes “Habilaj”./ Opinion.al

Pas