Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burime në Bruksel: Serbia pezullon fushatën kundër njohjes së Kosovës

2020/06/04 at 4:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Burime në Bruksel: Serbia pezullon fushatën kundër njohjes së Kosovës

Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, konfirmuan për gazetarët, burime diplomatike në Bruksel, raporton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë.


Po ashtu, është thënë se autoritetet e Beogradit e kanë dhënë pëlqimin e tyre për të ndalur fushatën në mënyrë që të kontribuojnë në atmosferën për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Si një tregues i vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, Beogradi ka rënë dakord të mos vazhdojë me këtë fushatë”, konfirmuan burimet nga Brukseli.

Një nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian që merret me procesin e dialogut theksoi se fushata e Serbisë është një “çështje irrituese”.

“Ne kemi nevojë për të ndërtuar një atmosferë pozitive, dhe jo të irritojmë njëri-tjetrin,” tha ai.

Numri i vendeve që tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, si rezultat i përpjekjeve diplomatike të Serbisë, është i panjohur.

Sidoqoftë, zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, nuk e kanë fshehur asnjëherë se ata çuan diplomacinë e tyre në atë drejtim. Serbia gjithashtu ka mbrojtur hapur pozicionet kundër pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, të tilla si Interpol dhe UNESCO.

Diplomatët nga Brukseli vlerësojnë se të dyja palët duhet të kontribuojnë në një atmosferë konstruktive që do të mundësojë rifillimin e dialogut.

Prandaj ata besojnë se vendosja e masave të reciprocitetit nga qeveria e mëparshme e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti “nuk i përket kësaj fryme”.

Zyrtarët e Brukselit presin që qeveria e re e Kosovës të marrë të gjitha masat për të krijuar një atmosferë pozitive rreth dialogut, që nënkupton heqjen e këtyre masave.

Serbia ka thënë se nuk do të kthehet në dialog pa heqjen e masave të reciprocitetit.

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, para votimit të kabinetit të tij qeveritar nga Kuvendi i Kosovës, ka deklaruar se masat e reciprocitetit e vënë në kurth Kosovën.

“Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Të enjten, zyrtarët e Brukselit kanë thënë se presin që qeveria e re e Kosovës të marrë të gjitha masat për të krijuar një atmosferë pozitive rreth dialogut që së shpejti duhet të vazhdojë në Bruksel, që nënkupton heqjen e këtyre masave.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u kishte vënë qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. / REL

 



Ju sugjerojmë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë
Aktualitet

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë

31 Janar, 2026 9:11 am
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne

31 Janar, 2026 8:43 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:41 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:40 am
Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Para
Ish-kreu i inteligjencës britanike: Covid-19 u krijua në laborator

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Covid-19 u krijua në laborator

Opozita parlamentare letër ambasadorëve: Nuk bëhen hesapet pa hanxhinë

Opozita parlamentare letër ambasadorëve: Nuk bëhen hesapet pa hanxhinë

“Ti nuk je fajtore”, qytetarët protestojnë kundër abuzimit ndaj të miturve

"Ti nuk je fajtore", qytetarët protestojnë kundër abuzimit ndaj të miturve
















TE FUNDIT

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë
31 Janar, 2026

Turizmi në Shqipëri po ndryshon profil: Rritet ndjeshëm interesi nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan faqja e njohur...

Lexo më shumë

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne
31 Janar, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga kantieri i këndit “Dua të luaj” në qytetin e Elbasanit, përmes...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 31 janar 2026

Parashikimi i motit për këtë javë
31 Janar, 2026

Për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 31 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
31 Janar, 2026

Dashi Do iu konkretizohen shume nga ëndrrat tuaja sot dhe do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit. Shfrytëzojeni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com