Një shtetase me inicialet G.K është ndaluar nga Policia e Burgut 313 në Tiranë, pasi u kap në tentativë për të futur kanabis në qeli në adresë të shtetasit M.L që vuan dënimin në këtë institucion. Sipas të dhënave të para lënda narkotike u gjet e fshehur në rrobat që shtetasja kishte sjellë me vete.