Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit pjesë e bandës të Laert Haxhiut. Ata akuzohen për disa ngjarje të rënda si: 6 vrasje 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh.
Prokuroria e Elbasanit kërkoi masën arrest me burg për 11 të arrestuarit, mes tyre edhe për të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani dhe kjo kërkesë u pranua nga gjykata.
Të arrestuarit që dolën para gjykatës
1-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç
2-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç
3-Ligor Romaçka, 31 vjeç
4-Erisiano Abedini, 32 vjeç
5-Bledar Berberi, 34 vjeç
6-Maringlen Topuzi, 37 vjeç
7-Bujar Abedini, 49 vjeç
8-Enriko Xhahysa, 23 vjeç
9-Klea Gjata, 27 vjeçe,
10-Idriz Manej, 68 vjeç
11-Fatjon Veliu, 36 vjeç
Sa i përket Laert Haxhiut, ai ndodhet i burgosur në Greqi. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij, gjë që është rrëzuar nga Gjykata e Janinës.
Ndërkaq, ngjarjet e rënda kriminale u zbardhën falë bashkëpunimit me drejtësinë të Artan Tafanit. 39-vjeçari është anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares.