Gjykata e Posaçme la në burg pa afat avokatin Radovan Çela, i cili akuzohet nga SPAK se është përfshirë në korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm në dosjen e njohur si Zarka.
Ai u vetëdorëzua dy ditë më parë, pasi qëndroi për disa muaj në arrati.
Nëpërmjet avokatit kërkoi masë më të butë sigurie dhe mohoi akuzat, duke pretenduar se nuk ka qenë përdorues i Sky ECC.
Për mediat të njëjtin qëndrim mbajti edhe avokati i tij, Isuf Shehu.
SPAK thotë se Çela dhe magjistratja Eriona Daupaj, në kërkim u përfshin në korrupsion dhe ndikuan drejtësinë për disa çështje mes të cilave në zbutjen e rrethanave për të hetuarit në dosjen e Toyota Auris dhe disa pasuri të Suel Çelës.