Një mësues në Korenë e Jugut është dënuar me 6 muaj burg pasi ka gënjyer autoritetet e gjurmimit të rasteve.
24-vjeçari u ka thënë autoriteteve se ishte i pa punë për të mbajtur të fshehtë emrin e shkollës ku jepte mësim.
Madje ai kishte dhënë mësim edhe një ditë para se të dilte përgjigja e testit.
Si pasojë e veprimit të tij bëhet me dije se janë infektuar 80 persona të tjerë.
Ai kërkoi falje në gjykatë duke u shprehur se nuk e kishte menduar kurrë që nga veprimi i tij të kishte kaq shumë pasoja.
Koreja e Jugut është një ndër vendet që e ka përballuar më mirë situatën e pandemisë globale dhe deri më tani numëron 427 viktima. Sistemi i tyre i gjurmimit me anë të aparatit celular ka rezultuar mjaft efikas./ Opinion.al