David Albright, ish-inspektori i Kombeve të Bashkuara dhe fizikan bërthamor ka deklaruar se objekti bërthamor nëntokësor i Iranit, Fordo, ndodhet 80 metra nën tokë dhe është “shumë i vështirë për t’u shkatërruar”.
Albright, duke folur për BBC Radio 5 Live tha se përvoja nga inspektimet në Irak ndihmoi Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të zhvillojë “metoda jashtëzakonisht të avancuara për hetimin e programeve sekrete”.
Gjatë fjalës së tij ai shtoi: “Tani që Izraeli ka nisur goditjet, besoj se Izraeli mund ta nxjerrë atë objekt jashtë funksioni për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara mund ta shkatërrojnë plotësisht.”
Albright, themelues i Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare në Uashington, theksoi se Fordo është vetëm “një nga objektet më të fortifikuara” të programit bërthamor iranian, por jo i vetmi.