Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bundestagu vendos të ndryshojë lejen e qëndrimit në Gjermani

2022/12/03 at 1:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bundestagu vendos të ndryshojë lejen e qëndrimit në Gjermani

Bundestagu ka miratuar ndryshime në lejen e qëndrimit në Gjermani. Nga kjo përfitojnë të huajt me statusin “i duruar” që mund të marrin leje qëndrimi të përkohshme.

Bundestagu ka miratuar ndryshime në të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Të huajt që kanë jetuar të paktën pesë vjet në Gjermani me statusin “i duruar” mund të marrin në të ardhmen një leje qëndrimi të përkohshme. Tema të tjera të trajtuara nga Bundestagu ishin paketa e lehtësimeve për spitalet dhe ndryshimet në ligjin vjetor të taksave.

Leja e qëndrimit e miratuar mund të ketë një kohëzgjatje deri në 18 muaj. Ajo do t’u mundësojë personave të interesuar të plotësojnë kushtet e nevojshme për qëndrim të ligjshëm. Ndër këto kushte janë njohja e gjermanishtes dhe garancia për të ushqyer veten. Për më tepër, paketa legjislative përfshin lehtësimin e dëbimit të kriminelëve.

Gjatë debatit paraprijës, grupi parlamentar opozitar i partive unioniste, CDU/CSU përsëriti kritikat e tij ndaj rregulloreve të reja. Politikani i CSU-së Lindholz tha se ligji ofron stimuj të gabuar për të qëndruar në Gjermani. Qeveria e koalicionit tringjyrësh (i quajtur semafor në Gjermani) e mbrojti projektin. Politikani socialdemokrat Lindh theksoi se kjo i dha fund situatës së padenjë të “lejeve zinxhir me statusin “i duruar”.

Ligji tatimor vjetor me tatim më të lartë për trashëgiminë

Parlamenti miratoi gjithashtu ndryshime në ligjin vjetor të tatimeve. Ofrohet lehtësim financiar për shembull për instalimet e paneleve diellore, për punonjësit dhe për ndërtimin e banesave. Nga ana tjetër, grupet e naftës duhet të paguajnë një kontribut për krizën energjitike për një periudhë të kufizuar. Përveç kësaj, sipas amendamentit, transmetimi i pasurive të paluajtshme me trashëgimi ose dhurim mund të taksohet më shumë, vlera e tregut të shtëpive dhe apartamenteve duhet të përafrohet. Këshilli Federal, Dhoma e Landeve ende nuk e ka shqyrtuar projektligjin. CDU/CSU paralajmëroi se po rriten taksat nga dera e pasme. Politikani i CSU-së Brehm e akuzoi FDP-në, partinë konservatore në qeverinë aktuale të Gjermanisë për mashtrim zgjedhor. Kjo parti kishte premtuar se nuk do të kishte rritje taksash.

Miratohet reforma spitalore

Bundestagu miratoi gjithashtu, me votat e koalicionit qeveritar, një paketë ligjesh që synojnë lehtësimin e barrës mbi spitalet dhe objektet e kujdesit sanitar. Dispozitat e reja synojnë, ndër të tjera, të përmirësojnë kushtet e punës së personelit të kujdesit shëndetësor, i cili shpesh është shumë i ngarkuar. Për ta bërë këtë, duhet të vendoset një instrument i ri për matjen e nevojave në personel – bazuar në shifrat ideale të stafit të llogaritur për departamentet. Ky instrument është planifikuar të futet gradualisht. Përveç kësaj, disa ekzaminime klinike tani do të jetë e mundur të bëhen si mjekim ditor, pa qenë nevoja për t’u shtruar në spital./ DW

Ju sugjerojmë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Incidenti me armë në primaret e Kurbinit, përjashtohen nga gara 2 kandidatë

Incidenti me armë në primaret e Kurbinit, përjashtohen nga gara 2 kandidatë

OBSH: Po krijohen kushtet për një variant vdekjeprurës të COVID-19

OBSH: Po krijohen kushtet për një variant vdekjeprurës të COVID-19

U kap nga kamerat duke fyer shqiptarët, reagon trajneri serb

U kap nga kamerat duke fyer shqiptarët, reagon trajneri serb

TE FUNDIT

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e...

Lexo më shumë

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
9 Shkurt, 2026

Shërbimi i inteligjencës i Rusisë ka deklaruar se tentativa për vrasjen e gjeneralit Vladimir Alekseyev të premten u urdhërua nga Shërbimi i Sigurisë...

Lexo më shumë

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
9 Shkurt, 2026

Tre persona, përfshirë një nënë dhe djalin e saj 10-vjeçar, u vranë si pasojë e sulmeve ruse me dronë gjatë...

Lexo më shumë

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
9 Shkurt, 2026

Elon Musk beson se mënyra më e mirë për të zgjidhur vështirësitë e ndërtimit të qendrave të të dhënave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com