Mërgim Mavraj është në formë të jashtëzakonshme dhe këtë e tregoi edhe sot, në barazimin që Këlni mori në Volfsburg, 00.Ishte ndeshja e dytë e kampionatit dhe sërish Këlni tregoi një nivel të shkëlqyer në aspektin mbrojtës, me Mavrajn që u paraqit shumë mirë edhe ndaj një gjiganti si Mario Gomez.Jo vetëm kaq, sepse qendërmbrojtësi ynë ndihmoi edhe sulmin dhe në minutën e 45të meritonte golin, por gjuajtja e shkëlqyer e tij u grushtua nga portieri vendas Kastels.Me 4 pikë në dy ndeshje, Këlni e ka nisur shumë mirë, duke mos pësuar ende gol në Bundesligë.Ndërkaq, sot ka festuar edhe Amir Abrashi, edhe pse me Frajburgun e ka nisur nga stoli, për zgjedhje teknike.Frajburgu fitoi 31 nga Gladbahut, duke marrë 3 pikët e para të sezonit, ndërsa mesfushori shqiptar u aktivizua vetëm në minutën e 89të.