Koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë vendet e botës, duke shkaktuar mijëra viktima.
Virusit me origjinë nga Kina nuk i kanë shpëtuar as futbollistët. Mësohet se është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në futbollin gjerman.
Bëhet fjalë për mbrojtësin 23 vjeçar të Hanover 96, Timo Huebers, i cili u diagnostifikua ditën e sotme. Lojtari kishte shfaqur simptomat e para të virusit dhe pasi është testuar ka rezultuar pozitiv.
Ende nuk dihet nëse do të pezullohet futbolli në Gjermani teksa shumica e ndeshjeve do të luhen me dyer të mbyllura./ Opinion.al