Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bullgaria mund të shohë fundin e një epoke

2021/07/10 at 10:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bullgaria mund të shohë fundin e një epoke

Partia e ish-kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov, mund të dështojë të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare, për herë të parë në historinë e saj.


Dy sondazhe të publikuara më 8 korrik, tregojnë se partia “Ka njerëz” – e formuar së voni nga këngëtari Slavi Trifonov, njëherësh udhëheqës i një programi të popullarizuar televiziv – mund ta tejkalojë GERB-in e Borisovit në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut.

Borisov, 62 vjeç, ka dominuar politikën në Bullgari, prejse GERB i ka fituar zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 me gati 40 për qind të votave.

Rezultati i ka hapur rrugën të bëhet kryeministër – një pozitë që e ka mbajtur për gati 12 vjetët pasues.

Por, zhgënjimi në rritje i popullit me korrupsionin dhe standardet e ulëta të jetesës është duke i kushtuar Borisovit dhe GERB-it. Pavarësisht rritjes ekonomike që ka tejkaluar 3 për qind në pesë nga gjashtë vjetët e fundit, Bullgaria mbetet vendi më i varfër i Bashkimit Evropian dhe perceptohet si më i korruptuari.

Edhe nëse GERB del përpara partisë së Trifonovit, ka pak gjasa të jetë në gjendje të formojë qeverinë. Këtë nuk ka arritur ta bëjë kur i ka fituar 26 për qind të votave në zgjedhjet jovendimtare të prillit.

“Po i afrohemi fundit të një epoke me siguri”, thotë për Radion Evropa e Lirë Emilia Zankina, dekane e Universitetit Temple në Romë dhe eksperte për Bullgarinë.

“Borisov ka marrë fund. Nuk pres të bëhet kryeministër”, thotë ajo.

Rezultati i GERB-it në prill ka qenë më i keqi ndonjëherë. Sipas sondazheve, mbështetja për partinë ka vazhduar të dobësohet.

Qeveria e përkohshme, e formuar në muajin maj nga presidenti Rumen Radev, i cili ka marrëdhënie të tensionuara me Borisovin, ka tërhequr vërejtjen për rastet e pretenduara të korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit, nën Qeverinë e udhëhequr nga GERB.

Ministri i përkohshëm i Punëve të Brendshme, Boyko Rashkov, ka mbështetur pretendimet e opozitës se Qeveria e Borisovit ka përgjuar partitë e tjera, përpara zgjedhjeve të prillit.

Zyrtarë të tjerë të përkohshëm kanë akuzuar Qeverinë e Borisovit për dhënie të kontratave me vlerë mbi pesë miliardë dollarë, vetëm gjatë dy vjetëve të fundit, pa ndonjë proces konkurrues.

Ata po ashtu kanë thënë se shuma të mëdha parash nga kontratat qeveritare kanë shkuar te një numër i vogël kompanish.

Zankina thotë se Qeveria e përkohshme po “gërmon kudo” për të gjetur “punët e pista” të Borisovit, duke tejkaluar mandatin e saj për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja.

Genoveva Petrova, drejtore menaxhuese e agjencisë së sondazheve Alpha Research në Sofje, thotë se nuk ka prova të fuqishme për akuzat. Kjo bën që disa të besojnë se Qeveria e përkohshme po përpiqet të ndikojë në zgjedhje.

Më 2 qershor, Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër dy figurave të fuqishme bullgare për “rolet e tyre të mëdha në korrupsion”, përfshirë Delyan Peevskin – një manjat që ka shërbyer në Parlament.

Opozita bullgare e akuzon Peevskin për kontrollimin e GERB-it nga prapa skenave, duke ndikuar në emërimin e zyrtarëve kryesorë, siç është prokurori i përgjithshëm.

Për më tepër, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për Radevin dhe Qeverinë e përkohshme. Kjo ka dëmtuar një nga argumentet kryesore të fushatës së Borisovit – se ai është kandidati “pro-perëndimor” i mirëpritur në Bruksel dhe Uashington.

Sipas sondazheve të agjencive Alpha Research dhe Gallup International, GERB pritet të fitojë 20.3 deri në 21.5 për qind të votave – një rënie kjo prej 6% nga zgjedhjet e prillit.

Sipas sondazheve të njëjta, partia “Ka njerëz” pritet të fitojë 21.3 deri në 21.8 për qind të votave – 3% më shumë se në prill.

Por, edhe nëse shënojnë rezultate më të mira se në prill, kundërshtarët e GERB-it mund të dështojnë të formojnë qeverinë pas votimeve, thonë analistët.

Trifonov pritet të ftojë Bullgarinë Demokratike – një aleancë e partive liberale, e formuar në vitin 2018 – si dhe partinë “Ngrihu! Dil jashtë! – e krijuar vitin e kaluar nga ish-avokatja e popullit, Maya Manolova – për të formuar një qeveri koalicioni.

Zankina paralajmëron se Trifonov rrezikon të humbasë mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme, nëse ai nuk arrin të krijojë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të 11 korrikut.

Se cilat politika do t’i ndjekë Trifonov nëse do të ketë sukses në formimin e qeverisë dhe kë do ta zgjedhë për ta drejtuar atë, mbetet për t’u parë.

Trifonov, 54 vjeç, i ka shmangur mediat në masë të madhe gjatë fushatave të prillit dhe korrikut, duke dhënë pak detaje për platformën e tij politike.

Ai ka thënë se do të përpiqet të rrëzojë prokurorin e përgjithshëm, Ivan Geshev, i cili konsiderohet i afërt me Borisovin dhe i cili ishte një shënjestër e protestave anti-korrupsion, verën e kaluar.

Zankina thotë se pret që çdo qeveri e udhëhequr nga partia e Trifonovit, të ndjekë raste kundër Borisovit.

Megjithatë, ajo shton se Trifonov mund të ftojë anëtarë të GERB-it, të cilët “nuk janë të njollosur” nga korrupsioni, për të shërbyer në qeveri, sepse partia e tij nuk ka ende infrastrukturë për t’i mbushur pozicionet.

Trifonov ka thënë se ai nuk dëshiron të jetë kryeministër, por nuk ka treguar se kë do të caktojë për postin e lartë, nëse ka shansin.

Nëse nuk formohet asnjë qeveri dhe Bullgaria shkon përsëri në zgjedhje në vjeshtë, Borisov do ta ketë sërish vështirë të kthehet, thotë për Radion Evropa e Lirë Parvan Simeonov, analist nga Gallup International, me seli në Sofje.

“Njerëzit janë ngopur me ish-kryeministrin dhe mënyrën e tij të udhëheqjes së vendit”.

“Ka kërkesë të madhe për ndryshim”, thotë Simeonov./ REL

Etiketa: Bullgariapolitika


Ju sugjerojmë

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona
Aktualitet

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona

3 Qershor, 2025 10:25 am
Tërmeti “tmerron” edhe Turqinë/ Vdes një 14 vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia
Bota

Tërmeti “tmerron” edhe Turqinë/ Vdes një 14 vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia

3 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar
Rajoni

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

3 Qershor, 2025 10:15 am
“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur
Bota

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

3 Qershor, 2025 10:00 am
Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
Aktualitet

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

3 Qershor, 2025 9:46 am
Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
Bota

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

3 Qershor, 2025 9:34 am
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
Aktualitet

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

3 Qershor, 2025 9:27 am
Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
Para
Po ndërtonin në zonën bregdetare në Gjirin e Lalëzit,arrestohen dy persona

Po ndërtonin në zonën bregdetare në Gjirin e Lalëzit,arrestohen dy persona

Larg zhurmës së Tiranës, Meta kalon fundjavën në jug të vendit

Larg zhurmës së Tiranës, Meta kalon fundjavën në jug të vendit

Emri/ Mbante armë pa leje, pranga 64-vjeçarit në Elbasan

Emri/ Mbante armë pa leje, pranga 64-vjeçarit në Elbasan
















TE FUNDIT

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona
3 Qershor, 2025

Policia e Fierit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë kanë goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të armëve dhe...

Lexo më shumë

Tërmeti “tmerron” edhe Turqinë/ Vdes një 14 vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia

Tërmeti “tmerron” edhe Turqinë/ Vdes një 14 vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia
3 Qershor, 2025

Tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës riter ka goditur edhe Turqinë rreth 02:17 pas mesnatës. Siç raportojnë mediat vendase, një...

Lexo më shumë

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar
3 Qershor, 2025

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën...

Lexo më shumë

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur
3 Qershor, 2025

Ushtria izraelite hap zjarr në një qendër shpërndarjeje ndihmash, duke lënë 20 persona të vranë dhe më shumë se 100...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com