Kryesore

Bullgaria e kritikoi, Rama: Ngadalë miq! Hiqni VETO-n ose më duroni mua!



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 24/06/22 |
Opi Nion

Pas kritikës që Ministria e Jashtme Bullgare i bëri kryeministrit Edi Rama për deklaratat e tij me gazetarët dhe konferencës për shtyp, ka ardhur edhe reagimi i tij.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se Bullgaria kërkon që të përdori veton për të marrë peng dy shtete të NATO-s duke mos i lejuar që të integrohen në BE.

Ai i bën thirrje Bullgarisë që ose të heqë veton, ose të durojnë kritikat e kryeministrit.

Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Ngadalë miq: Hiqni VETO-n ose më duroni mua!”,-shkruan Rama në “Twitter”./Opinion.al

Pas