Banorët tek zona e stacionit të trenit në Tiranë, që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri, nuk pranojnë të dalin nga banesat e tyre, pasi pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë kompensim.
Fadromat kanë nisur punën për shembjen e shtëpive, por banorët kanë bërë rezistencë, duke u përplasur me policinë. Ata thonë se nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë marrë dëmshpërblimet.
Situata është përkeqësuar rreth mesditës, kur një grua nuk ka pranuar të dilte nga banesa e saj, duke kërcënuar se do të vetëvritej me një thikë. Pas ndërhyrjes së policisë, gruaja është larguar nga banesa.