Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bukë misri dhe dhall, kështu ka arritur në 115 vjeç, gruaja më e vjetër në Shqipëri

2016/09/25 at 2:15 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bukë misri dhe dhall, kështu ka arritur në 115 vjeç, gruaja më e vjetër në Shqipëri

Ka pak ditë që ka mbushur plot 115 vite, ndërsa thotë se ka kohë që nuk i numëron më ato. Por ajo është me mendje të kthjellët edhe në këtë shekull të dytë të jetës së saj. Qerime Ballobani nga fshati Snosen i Gramshit, kujton me saktësi çdo periudhë historike.

“Ka hyrë Italia në mars, lufta është hapur në krye të vitit. Erdhi greku dhe vuri kufirin në Komjan. Greku në Grabovë, Italia ishte këtu. Ishte luftë, vlonin aeroplanët”, kujton ajo.

Nuk i mungojnë as detajet. Për 12 ditë thotë se familja e saj ka strehuar Mehmet Shehun së bashku me njerëzit e tij. “Mehmet Shehu ishte këtu me 10 veta dhe rojet e ruanin gjithë kohës”, thotë ajo.

Përveç luftës, Qerimja tregon se një periudhë e vështirë ishte diktatura. “U dërrmuam në kooperativë. Kemi punuar fort dhe po të mos dilje nuk merrje bukën, rrogën”, thotë Qerimja.

Nëna e ka lënë të re, ndërsa babai ka ndërruar jetë rreth 80 vjeç. Ajo rriti 10 fëmijë, 2 prej të cilëve janë ndarë nga jeta. Por Qerimja falenderon Zotin që ka një familje të madhe dhe një  jetë kaq të gjatë.

10 fëmijët e saj lindën në shtëpi, me ndihmën e së vjehrrës, si të gjitha gratë e asaj kohe. Ndërsa gjatë gjithë jetës së saj nuk ka shkuar asnjëherë tek doktori, por vetëm një herë tek dentisti për një dhëmballë.

Jetëgjatësia e saj duket se ka të bëjë me mënyren e ushqimit. 115 -vjeçarja nga Gramshi gjatë gjithë jetës ka ngrënë bukë misri dhe ka pirë dhallë. Ajo tregon se asnjëherë nuk ka ngrënë bukë gruri.

“Unë jam rritur me bukë misri edhe tani me bukë misri jetoj. Atë ha vetëm. Nuk e kam me qejf bukën e grurit”, rrëfen ajo.

Vetëm vitet e fundit, gruaja më e vjetër në Shqipëri ka filluar të ketë probleme me zemrën dhe me shikimin. Por ajo ende nuk i është dorëzuar shtratit, e ndihmuar edhe nga familjarët Qerimja vazhdon të dalë deri në qendër të fshatit./TCH

Etiketa: bukegramshgruajamosha

Ju sugjerojmë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

4 Tetor, 2025 10:08 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Para
Rritet në 300 numri i të vdekurve nga përmbytja e anijes së emigrantëve në Mesdhe

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga përmbytja e anijes së emigrantëve në Mesdhe

Berisha: Rama ta shpif, ndërroj kanal kur del në televizor

Berisha: Rama ta shpif, ndërroj kanal kur del në televizor

Video/ Berisha tregon politikanin që ka më shumë inat

Video/ Berisha tregon politikanin që ka më shumë inat

TE FUNDIT

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
4 Tetor, 2025

Është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) efektivi i policisë që aksidentoi dje, 3 tetor, për vdekje një 71-vjeçare...

Lexo më shumë

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
4 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë. Kreu i...

Lexo më shumë

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
4 Tetor, 2025

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas përgjigjes së Hamasit ndaj planit të kreut të shtëpisë së Bardhë,  duke pranuar lirimin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com