Seanca paraprake ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt për privatizimin e fabrikës ‘’Buka sh.a’’, u shty për në datën 16 shkurt.
Shkak për shtyrjen e seancës në Gjykatën e Posaçme, u bë mungesa e prokurorit.
Më 7 dhjetor të vitit që lamë pas, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Arben Ahmetaj për veprën penale shpërdorim detyre për çështjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka” që sipas SPAK i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj ndërkohë që vijojnë hetimet për biznesmenin Lirim Fezollari me të cilin dyshohet se Ahmetaj kishte lidhje më shumë se institucionale. Po ashtu nën hetim janë dhe 6 ish-punonjës të Ministrisë së Financave.