Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bühler: Baza amerikane në Shqipëri dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit

2022/01/12 at 9:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bühler: Baza amerikane në Shqipëri dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit

SHBA-të do të ngrenë në Shqipëri një Komandë të Forcave Speciale. Në një intervistë për DW, ish-gjenerali i NATO-s, Erhard Bühler, shpjegon pse ky lajm është një sinjal i rëndësishëm për rajonin.

Deutsche Welle: SHBA po planifikon të ngrejë një bazë për forcat speciale në Shqipëri. Çfarë është kjo konkretisht?

Erhard Bühler: Para së gjithash, ka të bëjë me trajnimin e forcave specialë. Sepse forcat speciale varen nga bashkëpunimi shumë i ngushtë shumëkombësh. Kanë nevojë për standarde të njëjta, me të cilat ato trajnohen, ushtrojnë dhe, nëse është e nevojshme, operojnë në misione.
Forcat speciale janë njësi elitare që mund të përdoren në komando prapa vijës së armikut, për shembull për zbulim dhe për të luftuar objektivat e armikut me vlerë të lartë, si pozicionet e artilerisë dhe raketave. Gama e detyrave të tyre përfshin edhe shpëtimin e pengjeve dhe evakuimin e njerëzve në rast emergjence dhe arrestimin e kriminelëve të luftës dhe luftën kundër terroristëve.

Për cilat misione janë parashikuar këto forca speciale në Shqipëri?

Nuk mendoj se në.plan të parë është një interes i drejtpërdrejtë operacional. Para së gjithash, ka të bëjë me trajnim, si edhe me angazhimin e amerikanëve në këtë rajon. Politikisht, ushtarakisht dhe strategjikisht, është e rëndësishme që t’u thuhet qytetarëve në Ballkan se jetoni në një zonë të rëndësishme që është me interes jashtëzakonisht të lartë për Amerikën, NATO-n dhe pjesën tjetër të Evropës.

Pse u zgjodh pikërisht Shqipëria?

Prej trembëdhjetë vjetësh, Shqipëria është një partnere e çmuar e NATO-s me shumë kapacitete që mund të sjellë në NATO. Dhe sigurisht që ka një interes për të vazhduar mbështetjen e forcave të armatosura shqiptare dhe trajnimin e aftësive të tyre. Së dyti, është e rëndësishme edhe që të ndihmohet trajnimi i vendeve të tjera të NATO-s në rajon – Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Sllovenia. Kjo gjithashtu sinjalizon se SHBA-të janë të përkushtuara për paqen në Ballkan.

A është ky një lloj kthimi i amerikanëve në Ballkan, edhe nga pikëpamja ushtarake? Kujtojmë se ish-presidenti Trump donte t’i tërhiqte trupat nga Kosova.

Ata nuk u larguan kurrë, por pati një diskutim, siç e patëm me forcat e armatosura amerikane në Gjermani, të cilat Trump donte t’i reduktonte. Pasardhësi e korrigjoi atë me të drejtë. Tani bashkëpunimi me vendet e NATO-s po bëhet edhe më i madh dhe kjo duket edhe me këtë seli, që do të ngrihet në Shqipëri.

Rajoni ka vazhdimisht tensione ndëretnike. Por së fundi ka pasur tensione edhe në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur persona non grata nga SHBA, po përpiqet të marrë në dorë sërish kryesinë e partisë. Çfarë roli luajnë zhvillime të tilla në vendimin e amerikanëve?

Ngjarjet në politikën e brendshme dhe demonstratat, që mund të ndodhin herë pas here në çdo vend, nuk janë vendimtare për një vendim të tillë. Faktori vendimtar është trajnimi i forcave speciale dhe interesi i fortë për t’i dhënë Ballkanit Perëndimor një të ardhme paqësore. Ngjashëm me trupën e KFOR-it në Kosovë: Ajo nuk është vetëm në Kosovë një garanci se ky vend nuk do të mbetet vetëm, por e rrezaton atë garanci në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ju keni qenë në rajon disa herë, mes të tjerash edhe si Komandant i Përgjithshëm i KFOR-it. Si e vlerësoni situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor?

Në Kosovë, shoh përparim të dukshëm në sektorin e sigurisë. Unë jam gjithmonë i lumtur kur shkoj në Kosovë dhe shoh se çfarë mund të bëjnë policët në të vërtetë. Kjo u pa gjatë verës së shkuar, gjatë operacionit policor për zbatimin e ligjit në veri. Në një rrugë tepër të suksesshme deri më tani ka hyrë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Nga ana ushtarake, shoh më pak sfida për të ardhmen. Ajo që më shqetëson pak është se retorika nacionaliste në Ballkanin Perëndimor nuk po zvogëlohet, por po rritet.

Cilën retorikë keni parasysh?

E kam fjalën kryesisht për ata që kërcënojnë se do të përdorin forcat e armatosura ose që duan t’i nxjerrin forcat e armatosura nga Federata, si dëgjohet në Bosnjë -Hercegovinë të nxitur nga disa politikanë nga Serbia. Mendoj se palët bëjnë mirë të ulen dhe të bisedojnë si kanë punuar politikanët këtu në Evropën Qendrore pas Luftës së Dytë Botërore, dhe të nënvizojnë pajtimin dhe jo idetë nacionaliste. Por edhe pala evropiane duhet të bëjë më shumë, jo vetëm për të lehtësuar barrën e amerikanëve. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë më I shpejtë. Ky nuk është një akt bamirësie, por në interesin tonë të mirëfilltë./ DW


Ju sugjerojmë

Hapi derën e makinës dhe goditi të miturin, pranga 64-vjeçarit në Tiranë
Kronikë

Itali/Doli nga festa e maturës, i riu shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

28 Maj, 2023 12:35 pm
Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas
Kronikë

Hapi derën e makinës dhe goditi të miturin, pranga 64-vjeçarit në Tiranë

28 Maj, 2023 12:25 pm
Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos
-Kulturë

Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos

28 Maj, 2023 12:00 pm
SHBA shmang falimentin, Biden arrin marrëveshje me McCarthy për tavanin e borxhit
Bota

SHBA shmang falimentin, Biden arrin marrëveshje me McCarthy për tavanin e borxhit

28 Maj, 2023 11:55 am
Kongresmeni Amerikan: SHBA, qëndroni me Kosovën
Rajoni

Kongresmeni Amerikan: SHBA, qëndroni me Kosovën

28 Maj, 2023 11:39 am
VIDEO-Aksion i policisë në Krujë/ Asgjësohen 685 fidanë kanabis, në kërkim një 53-vjeçar
Kronikë

VIDEO-Aksion i policisë në Krujë/ Asgjësohen 685 fidanë kanabis, në kërkim një 53-vjeçar

28 Maj, 2023 11:28 am
Pa dokumentacion, bllokohet skafi në plazhin e Ksamilit
Kryesore

Pa dokumentacion, bllokohet skafi në plazhin e Ksamilit

28 Maj, 2023 11:00 am
Vdekja e 4 turistëve rusë në Golem, prokuroria pezullon hetimet
Kronikë

Vdekja e 4 turistëve rusë në Golem, prokuroria pezullon hetimet

28 Maj, 2023 10:28 am
Dronët bombradojnë Kievin, sulmi më i gjerë që nga nisja e luftës
Bota

Dronët bombradojnë Kievin, sulmi më i gjerë që nga nisja e luftës

28 Maj, 2023 10:17 am
Aktivitete sportive në Tiranë, rrugët ku bllokohet qarkullimi
Kryesore

Aktivitete sportive në Tiranë, rrugët ku bllokohet qarkullimi

28 Maj, 2023 9:51 am
Para

Gjokoviç e pranon se ka shkelur masën e izolimit gjatë infektimit me koronavirus

Video/ PD: Berisha dhe Noka përzgjodhën mercenarët për të goditur demokratët

Video/ PD: Berisha dhe Noka përzgjodhën mercenarët për të goditur demokratët

Dëbora në Kukës, ARRSH: Akset ku duhet të bëni kujdes

Dëbora në Kukës, ARRSH: Akset ku duhet të bëni kujdes












TE FUNDIT

Itali/Doli nga festa e maturës, i riu shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

Hapi derën e makinës dhe goditi të miturin, pranga 64-vjeçarit në Tiranë
28 Maj, 2023

Kevin Murataj, 19 vjeç, ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e së premtes në Itali, pikërisht në festën e tij të...

Lexo më shumë

Hapi derën e makinës dhe goditi të miturin, pranga 64-vjeçarit në Tiranë

Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas
28 Maj, 2023

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një 64-vjeçari në kryeqytet, i cili ndërsa ka hapur derën e makinës, ka...

Lexo më shumë

Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos

Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos
28 Maj, 2023

Në qytetin e mrekullueshëm spanjoll të Malagës mund të gjesh sot gjithkund gjurmët e piktorit të famshëm botëror, Pablo Picasso....

Lexo më shumë

SHBA shmang falimentin, Biden arrin marrëveshje me McCarthy për tavanin e borxhit

SHBA shmang falimentin, Biden arrin marrëveshje me McCarthy për tavanin e borxhit
28 Maj, 2023

Shtëpia e Bardhë dhe republikanët janë pajtuar në parim që të rrisin tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com