Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bugajski: në Shqipëri trashëgimia e komunizimit vazhdon në forma të ndryshme

2017/11/08 at 8:13 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bugajski: në Shqipëri trashëgimia e komunizimit vazhdon në forma të ndryshme

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, thotë se në Shqipëri nuk ka patur një mbështetje të mjaftueshme në favor të njerëzve që e kundërshtuan komunizmin dhe vuajtën nëpër burgje. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zoti Bugajski thotë se trashëgimia e komunizimit vazhdon edhe sot në forma të ndryshme.


Zëri i Amerikës: Kanë kaluar më shumë se dy dekada e gjysmë nga rënia e komunizmit në Evropën Lindore dhe duket qartë se trashëgimia komuniste në këto vende vazhdon të ekzistojë në një formë a në një tjetër. Si do ta krahasonit Shqipërinë me vende të tjera të Evropës Lindore në këtë aspekt?

Janusz Bugajski: Kjo trashëgimi vazhdon në të gjitha vendet, por në shumë aspekte ajo është më e thellë në Shqipëri sesa në vendet e tjera të Evropës Juglindore. Ndoshta këtu ka të bëjë edhe e kaluara para komuniste e Shqipërisë me qeverisjet autoritare, plus që ka qenë një vend shumë i varfër. Kur Shqipëria u vu nën kontroll nga komunistët, ajo filloi nga një nivel shumë i ulët ekonomik. Përsa i përket trashëgimisë komuniste, kjo shfaqet mes të tjerash tek gjëra të tilla si varësia nga shteti për punë dhe ndihmë, tek një farë tolerance ndaj shtypjes shtetërore, tek vazhdimi i lidhjeve dhe interesave speciale që vazhdojnë qysh nga koha e komunizmit dhe tek përfshirja e pamjaftueshme e publikut në aktivitetet shoqërore, pra publiku ende nuk e sheh veten si subjekt por si objekt politik dhe kjo duhet ndryshuar.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka njerëz që thonë se diktatura ishte një e keqe më e vogël sesa korrupsioni i sotëm. A shihni një lidhje mes të dyjave?

Janusz Bugajski: Çështja është se ata që thonë kështu nuk e kanë jetuar diktaturën. Sa shqiptarë vuajtën, sa u vranë, sa u burgosën ose u internuan? Ky ishte ndoshta njëri ndër regjimet komunistë më shtypës në qendër të Europës dhe as që mund të bëhet një krahasim me të sotmen. Cilëtdo qofshin politikanët e korruptuar sot, ata nuk mund të arrestojnë njerëz sipas dëshirës. Në një farë mënyre do të thosha se kemi të bëjmë me një frikë nga liria e aktivitetit të sotëm ekonomik.

Zëri i Amerikës: Anketat tregojnë se shumë njerëz në Shqipëri besojnë se jeta ishte më e mirë nën komunizëm, se kishte më shumë siguri, punë, shërbim shëndetësor e të tjera. Cili është komenti juaj?

Janusz Bugajski: Kjo është një nostalgji si të thuash kronike, kur njerëzve u duket sikur gjërat kanë qenë më mirë. Ndoshta atyre u kujtohet ndonjë gjë që për ta ka qenë e mirë, për shembull fakti që nuk kishin nevojë të punonin shumë apo të kërkonin punë, sepse u garantohej një farë minimumi jetese. Por, nga ana tjetër, njerëzve u duhej të sakrifikonin për këtë. Ata harrojnë për shembull se në atë kohë nuk mund të udhëtonin apo të lëviznin lirisht, nuk mund të flisnin lirisht dhe nuk mund të organizoheshin apo të krijonin parti politike. Pra, është e pakrahasueshme gjendja në kohën e komunizmit me të tashmen.

Zëri i Amerikës: Megjithëse në Shqipëri ish-të përndjekurit politikë vazhdojnë të kompensohen me para, a mendoni se ekziston nevoja për një rehabilitim moral të tyre? Sepse ish përndjekësit e tyre ende shëtisin të lirë në rrugët e Tiranës.

Janusz Bugajski: Absolutisht po. Sidomos siç edhe ju thatë, ish shtypësit e tyre shëtisin të lirë, ndërsa këta njerëz vazhdojnë të përjetojnë pasojat e traumave që pësuan nëpër burgje. Mendoj se ata kanë nevojë për më shumë njohje të këtyre vuajtjeve, jo vetëm financiare por edhe politike. Duhet të jepet më shumë informacion rreth asaj që hoqën këta njerëz, se si vuajtën ata për Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Shumë nga ish anëtarët e nomenklaturës komuniste në Shqipëri vazhdojnë të publikojnë kujtimet e tyre, disa prej të cilave shtypen gjerësisht nëpër gazeta. A e shihni një dukuri të tillë në vendet e tjera të Evropës Lindore?

Janusz Bugajski: Jo në atë shkallë, por e kam parë në disa vende të Evropës Lindore dhe jugore. Kjo shihet sigurisht në disa ish-republika sovjetike. Sipas meje, kjo flet për faktin se nuk ka patur një shtytje të mjaftueshme në favor të njerëzve që e kundërshtuan komunizmin dhe për të vënë në dukje heroizmin që treguan këta njerëz gjatë periudhës së shtypjes. Mendoj se duhet të ketë më shumë vemendje nga media dhe nga sistemi arsimor, më shumë informacion publik rreth atyre që vuajtën nën komunizëm.

 

Etiketa: bugajskikomunizmitrashegimiavazhdimi


Ju sugjerojmë

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
Bota

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

6 Korrik, 2025 6:04 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Para
Maratona e bamirësisë sot në ‘Opinion’

Maratona e bamirësisë sot në 'Opinion'

Kriza e Ramës/ Blindohet Hotel Sheraton, vjen në Tiranë Tony Blair

Kriza e Ramës/ Blindohet Hotel Sheraton, vjen në Tiranë Tony Blair

Brenda vilës luksoze që çifti Kim-Kanye, e kanë shitur me një shumë marramendëse

Brenda vilës luksoze që çifti Kim-Kanye, e kanë shitur me një shumë marramendëse
















TE FUNDIT

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
6 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar drejtorin e ri të burgut të Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm,...

Lexo më shumë

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
6 Korrik, 2025

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen. Ajo ka kërkuar që...

Lexo më shumë

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
6 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima,...

Lexo më shumë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
6 Korrik, 2025

Edhe këtë fundjavë të parë të korrikut, rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë përballur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com