Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli aktiv, ai do të jetë “francez” deri në vitin 2021.
Lajmi është publikuar nga “ESPN”, e cila shkruan se portieri është gati të firmos rinovimin e kontratës me skuadrën e Paris Saint Germain
“ESPN”, duke iu referuar burimeve, thotë se ish-portieri i Juventusit do të qëndroj me PSG deri në festimin e 43-të të ditëlindjes së tij.
Buffon ka bërë 20 paraqitje me PSG, ndërsa është akuzuar nga tifozët si shkaktari i eliminimit të kësaj skuadre nga Champions League./ Opinion.al E.Xh.