Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buçiti Lasgushi

2016/12/12 at 11:13 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hello Gill

Nga Edison YPI


Pa asnjë vështirësi, pa asnjë pengesë, pa më spiunuar katundari, pa më gjakosur teli, pa më kafshuar qeni, arratisesha natpërnatë nëpër botë, me radio.
Një pasmesnatë me kufje në vesh po arratisesha në Itali, Angli, Amerikë. Kur papritmas, të mbytura, të largëta, veshi më zuri ca fjalë Shqip. S’mund të ishte Radio Tirana. Radio Tirana nuk pëshpëriste. Radio Tirana buçiste. Ato ishin fjalë të buta të bukura shoqëruar me muzikë, ishte këngë, ishte “Trioleta” nga Radio Prishtina. Më mbeti mendja tek fjalët që sapo dëgjova; “Varg e varg o me kujtime parasysh më venë e vinë”. Si i ka gdhendur Murgu i përgjëruar për “mallet e shkuara”, ato fjalë janë; “Varg e varg me përgjërata, parasysh më venë e vinë”.
Ajo natë mbeti e bardhë.

Të nesërmen paradite në punë, në ndërmarrje, pranë kolektivit, bashkë me puntorët, për të tejkaluar planin, për të çarë bllokadën.

Në mbrëmje, drejt e te Lasgushi. Rrugës për tek Murgu koka zjente; Zoti Lasgush, mbrëmë, duke dëgjuar radio me kufje ushtarake kineze të cilat një mik i vodhi në një repart për mua, dëgjova një kosovar që po këndonte Trioletën. Mirë që e këndonte, halli se duke i ndryshuar 1 fjalë, Poezinë e kishte kishte ftohur, e kishte plevitosur, e kishte tharë, e kishte mpirë, e kishte ngrirë, e kishte bërë diamantin baltë, e kishte bërë perlën bajgë. “Përgjëratat” e thella, të gjalla, të nxehta, i kishte bërë “kujtime” të cekta, të thata, të ftohta. Tani e gjeti kosovari të na e bëjë këtë gjëmë. Tani kur kurvi ende s’ka ngordhur, pluralizmi nuk është shpallur, mediat e lira nuk kanë shpërthyer, Interneti nuk është shpikur, duhet menduar çfarë dënimi t’i japim kosovarit që na preku shenjtërinë e fjalës kaq herët. Si mendoni ju Zoti Lasgush, a do ishte e mjaftueshme t’i themi kosovarit të bëjë para kolektivit punonjës të Prishtinës një bisdë konstruktive në formën e një autokritike sa të ndjerë dhe të thellë, të kërkojë një ndjesë të sinqertë, të rrëfejë shkaqet pse e bëri proçkën, kush e shtyu, kush e nxiti, dhe në fund të japi fjalën se atë gabim e atë krim nuk do ta përsërisi më kurrën e kurrës. Po nuk u bind për autokritikë, të marrim ndaj atij armiku të pandreqshëm një masë më të ashpër, ta sjellim këtu në Shqipëri, diku në bazë, diku në gjirin e popullit, ku njerëzit punojnë, proletarët bëjnë shpikje dhe racionalizime, fshatarët mbjellin e korrin, pionierët mbledhin kallëza, poetët vargëzojnë, daullexhinjtë shurdhojnë, rapsodët përdridhen, ushtria mbron, kufitari kap shkelësat, sigurimi vigjëlon armiqtë, për ta mësuar mes tyre rëndësinë fatale të një fjale të vetme kur ndryshohet kuturu, pa etikë politike, pa përgjegjësi proletare, pa etikë klasore, pa gjëprejgjëje. Apo, për ta bërë të reflektojë si na mëson partia për mënyrat e pabesa dhe dinake që përdorin armiqtë e betuar të popujve për ta depërtuar mes nesh kulturën mikroborgjeze, ta internojmë mes baltrave në një barrake të fëlliqët andej nga Karavastaja, ku bashkë me goca të internuara të cilat i kemi degdisur atje pasi i kemi cilësuar kurva vetëm sepse janë të bukura, dhe të tjerë kosovarë të syrgjynosur në ato moçalishte, të gjithë së bashku, të zenë ment edhe ata. Me këtë rast e bëjmë spiun të Sigurimit. E hedhim në Kosovë, në Prishtinë, të na shërbejë për shtimin e dashurisë së kosovarëve për bac kurvin. Mundemi edhe ta burgosim. Burgu për poetë është. I hedhim hekurat e kalbim nja dhjetë vjet në Spaç të riedukohet duke shtyrë vagona minerali bakri. Nëse nuk do pranojë të spiunojë bashkëvuajtësit, i shtojmë edhe nja dhjetë të tjera. Më tepër se kaq nuk mundemi. Andej nga ’90-a vjen demokracia dhe atentati ndaj fjalës do çvlerësohet, do inflacionohet, në lumin e fjalëve që do mund t’i shqiptojë çdo halabak, 1 fjalë e vetme sado e hatashme nuk do ketë më kuptim, nuk do bëjë më sens.

Ik e ik duke menduar ca gjëra të tilla, befas u ndodha përballë shtëpisë së Lasgushit. I rashë portës. Hyra brenda. Lasgushi si Faraon këmbëmbikëmbë mbi një minder me dy jastëkë te shpina. Me konsensusin e plotë të Murgut, “Letërkëmbim” dhe “Lamtumirë”, klithur e uluritur sa su shemb tavani. Momenti për ta plasur bombën erdhi. Sapo i thashë se mbrëmë një kosovar i kishte ndryshar Trioletës 1 fjalë, nuk më la të vazhdoj, më ndali dhe buçiti; Atij që më prek 1 fjalë, ja çaj barkun me sëpatë.

gazeta Standard 12 dhjetor 2016



Ju sugjerojmë

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
Bota

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

27 Qershor, 2026 8:51 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
Para
Pajisja përgjuese/ Ministri Tahiri refuzon të përgjigjet në komision

Pajisja përgjuese/ Ministri Tahiri refuzon të përgjigjet në komision

Video/ Del trajleri i parë i “Fast & Furious 8”, shpejtësi, intrigë dhe tradhti brenda familjes

Video/ Del trajleri i parë i "Fast & Furious 8", shpejtësi, intrigë dhe tradhti brenda familjes

Foto-galeri/ 10 filmat që duhen parë gjatë festave të fundvitit

Foto-galeri/ 10 filmat që duhen parë gjatë festave të fundvitit
















TE FUNDIT

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
27 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje...

Lexo më shumë

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
27 Qershor, 2026

Qindra palestinezë kanë dalë në protesta kundër Hamasit në disa zona të Rripit të Gazës, sipas pamjeve që po qarkullojnë...

Lexo më shumë

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
27 Qershor, 2026

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
27 Qershor, 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}