Sociale

BSH gati të hedhë në treg kartëmonedhat e reja


               Publikuar në : 12:33 - 10/06/19 |
Al Do

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike të 10 lekëshit. Emetimi i monedhës së re do të nisë duke filluar nga data 25 qershor.

Monedha do të ketë të njejtën përmasë dhe pamje me 10 lekëshin aktual. Ndryshimi i vetëm është viti i emetimi dhe drejtshkrimi në fjalët LEKË dhe SHQIPËRISË, që do të shkruhen tashmë me Ë dhe jo me E.

Më vonë gjatë këtij viti Banka e Shqipërisë pritet të hedhë në treg edhe kartëmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lekëshe, me një dizajn të përmirësuar.

Banka ka njoftuar gjithashtu se brenda dy viteve të ardhshme do të ndryshojë edhe kartmonedhat e tjera dhe do të hedhë në qarkullim për herë të parë prerjen e re 10 mijë lekëshe. Krahas pamjes, kartëmonedhat e reja do të kenë elementë shtesë të sigurisë, për mbrojtjen nga falsifikimi. /Opinion.al

Pas