Sociale

“Brunes” feston 25 vite sukses, inagurohet showroomi i ri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:19 - 22/11/19 |
el ida

“Brunes” ka festuar 25 vjetorin e hapjes në një ceremoni ku nuk munguan biznesmenë, politikanë, gazetarë, menaxherë, furnitorë dhe klientë.

Brunes, kompania lider që ofron çdo mundësi për konceptimin e hapësirës tuaj, duke vënë në dispozicion një gamë të gjerë produktesh dhe cilësi të pakrasueshme, të shprehura në markat më prestigjoze të tregjeve botërore festoi mbrëmjen e shkuar ambientet e zgjeruara me showromin e ri plot 10 mijë metra katrorë, produktet e shumëfishuara, si dhe lehtësirat e krijuara për të gjithë klientët.

Prej më shumë se dy dekadash Brunes vijon të shkojë drejt zgjerimit duke shtuar rrjetin e dyqaneve të saj në Tiranë, Vlorë, Durrës, Sarandë, Lezhë, Orikum e Fier.

I ftuar në hapjen e show-roomit ishte edhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i cili tha se u impresionua nga investimet, por mbi të gjitha u befasua nga stafi.

“25 vjet është një periudhë e gjatë, duke qenë koshient për shumë sakrifica. Ka qenë për ju e vështirë të krijoni kushte. Më impresionuan investimet, por mbi të gjitha më befasoi stafi i tij. Suksesi ishte se kishte investuar dukshëm në burime njerëzore. Suksesi juaj qëndron tek fuqia njerëzore. Jo rastësisht jam ministër i Mbrojtjes të Sipërmarrjes, sepse ne jemi koshient që ju hasni vështirësi në rrugën tuaj, jemi të sigurt se nuk keni administratën publike që do të doni”, tha ministri Shalsi./Opinion.al

Pas