Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brukselin apo Moskën? Vendos, zoti Vuçiç!

2022/04/04 at 9:34 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Brukselin apo Moskën? Vendos, zoti Vuçiç!

Nga Volker Wagener –


Presidenti i ri i Serbisë është presidenti i vjetër. Rëndësi ka tani ajo që do të bëjë Aleksander Vuçiçi, i cili do ta fusë vendin e tij në BE dhe megjithatë qëndron besnik i fortë ndaj Moskës, mendon Volker Wagener.

A kishte pritur njeri gjë tjetër? Në realitet jo. Aleksander Vuçiçi, gjigandi me fytyrë fëmije, është fituesi i zgjedhjeve. Pavarësisht a do ta delegjitomosh atë nga jashtë si autokrat apo regjizor të një “demokracie hibride” – receta e suksesit të pushtetarit në post që prej dhjetë vjetësh ka të bëjë para së gjithash me ekonominë.

Megjithëse brezi i ri është gati për ta braktisur vendin, nëse nuk ka kohë që ka mbërritur në Vjenë apo në Frankfurt, zgjedhësit duket se e falenderojnë. Të ardhurat për frymë të Serbisë në pesë vitet e fundit u rritën në shumën e konsiderueshme prej 40%. Papunësia e shtetit me më pak se shtatë milionë banorë po bie, borxhi shtetëror është modest, rezervat në deviza të majme.

Pa ideologji drejt fitores

Kjo me sa duket ka sukses – në mënyrë shumë konkrete kur sheh frigoriferin dhe llogarinë bankare. Vuçiç, stabilokrati i kritikuar shumë herë, që u merr frymën medieve, që jep vende pune në bazë të përkatësisë partiake dhe që kontrollon policinë, shërbimet e fshehta dhe drejtësinë, zgjedhjet nuk i fitoi në asnjë mënyrë me patos nacionalist. Përkundrazi:

Politika e Vuçiçit është thuajse pa ideologji. Partia e tij Partia Serbe e Përparimit (SNS) vepron si lëvizje “catch-all”, që përqafon të gjitha dhe gjithçka. Opozitën ndërkohë ai i ka nxjerrë jashtë loje, nacionalistët ekstremë i ka margjinalizuar. Programi quhet “Vuçiç”, ai ka të bëjë vetëm me pushtetin.

Por tani ai duhet të vendosë. Brukselin apo Moskën?

Kursi i afrimit i Beogradit përballë Rusisë, i karakterizuar herë pas here si “dashuri patologjike”, po përjeton një test stresi në mes të luftës së Ukrainës.

Çështje identiteti

Sepse ata nuk e dinë se çfarë duan?, mund të përshkruhet situata e Beogradit. Vuçiçi luan ngjashëm si dikur Tito midis Lindjes dhe Perëndimit. Nga rusët, shokët mjaft të mirë, Beogradi merr gaz me një çmim miqësor, por njëkohësisht ushqehet që prej 15 vjetësh me ndërkohë tre miliardë euro nga i ashtuquajturi Fond i Përafrimit me BE. Që prej vitit 2014 Serbia negocion me Brukselin për biletën e hyrjes në BE – në mënyrë irrituese të ngadaltë.

Pikërisht në këtë pikë tani vjen një vrull i ri në negociatat me gjysmë zemre të anëtarësimit. Lufta e Ukrainës ka ndryshuar shumë gjëra. Pas shumë kërkesave të përsëritura shumëvjeçare ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor – dera e BE është hapur tej e tej. Papritur nuk bëhet më fjalë në radhë të parë për garanci të shtetit ligjor, për medie të lira dhe për veprimin ndaj korrupsionit. Tani shtetet e Evropës Juglindore – në mënyrë fare të veçantë Serbia – duhet të mbrohen nga oreksi i Putinit. Por Beogradi duhet të vendosë

Pak kritikë në drejtim të Moskës

Miku historik i sllavëve, Moska, është i dashur dhe i shtrenjtë për Beogradin. Vëllai ortodoks pengon prej kohësh, me veton e tij në Këshillin e Sigurimit, pranimin e Kosovës. Beogradi nuk ka dëshirë ta dorëzojë të ashtuquajturën “djep të serbizmit”. Faktikisht, Kosova është shpallur e pavarur që në vitin 2008. Gjë që Beogradi dhe Moska nuk e pranojnë, por që e pranojnë ndërkohë 100 shtete.

Në këtë kuadër nuk është për t’u çuditur që Vuçiçi e mbështet vetëm vjedhurazi rezolutën e OKB-së kundër Rusisë. Sanksione ai hezitoi të vinte, por atëherë vlenin ligjet e fushatës elektorale. Tani numërimi i votave përfundoi, burri i fortë u konfirmua në post dhe ai i morri të korrat politike.

Që prej tani, vlen pyetja: çfarë do të bëjë ai me rezultatin? Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës i jep Beogradit si dhuratë nga Brukseli një ofertë XXL mirëseradhjeje. Një shans historik – jo vetëm për shkak të kushteve. Serbia është evropiane dhe do të ishte mirë të bëhej evropiane e Bashkimit Evropian. Nga kjo do të përfitonte i gjithë rajoni./DW



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin "Opinion"

Avokati: Alqi Bllako ndodhej në shtëpinë e mikut të tij, nuk iku

Avokati: Alqi Bllako ndodhej në shtëpinë e mikut të tij, nuk iku

A do tregojë Alqi Bllako emra të përfshirë tek inceneratorët? Flet avokati

A do tregojë Alqi Bllako emra të përfshirë tek inceneratorët? Flet avokati
















TE FUNDIT

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
1 Janar, 2026

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor...

Lexo më shumë

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
1 Janar, 2026

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në...

Lexo më shumë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
1 Janar, 2026

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e...

Lexo më shumë

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
1 Janar, 2026

Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com