Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bruksel, Parlamenti Europian i jep Tiranës titullin “Qyteti Europian i Sportit 2023”

2022/12/07 at 1:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bruksel, Parlamenti Europian i jep Tiranës titullin “Qyteti Europian i Sportit 2023”

Parlamenti Europian i ka dhënë Tiranës titullin “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Titullin e mori kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.


Veliaj shoqërohej edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli dhe zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Endri Hoxha.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh krenar që sot Tirana është kryefjala e aktiviteteve më të madha sportive të vitit.

“Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë histori suksesi, duke qenë se janë me qindra qytetet që aplikojnë për këto tituj. Ky është aktiviteti më i madh sportiv që ndodh në Parlamentin Europian. Dua të falenderoj shumë grupin tonë parlamentar, deputetët, Taulant Ballën, kryetarin e grupit; dua të falenderoj deputetët e djathtë europianë, sidomos zv/Presidentin e Parlamentit Europian, nga e djathta – në dallim nga Shqipëria, këtu e majta dhe e djathta bashkëpunojnë për punë të mira, që të ecin përpara. Ky është një shembull që duhet ta ndjekim edhe ne. Por, ajo që është më e rëndësishmja, dua të falenderoj të gjitha strukturat tona sportive, duke filluar nga Drejtoria e Sportit të Bashkisë së Tiranës, Sport Klub Tirana, që do të jetë mikpritëse e pjesës më të madhe të aktiviteteve vitin tjetyër. Dua të falenderoj me gjithë zemër Komitetin Olimpik, Fidelin, Ministrinë e Arismit dhe të Sportit, Ertridin, Evisin. Si një familje kampionësh ne do të prodhojmë një super sukses për Tiranën tonë,” tha Veliaj.

Ai shprehu bindjen se viti 2023, që do t’i kushtohet tërësisht sportit në kryeqytet, do të jetë një parapërgatitje e mirë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2024 dhe ato Mesdhetare. “Është një mënyrë e mirë për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike në 2024 dhe për Lojërat Mesdhetare në vitin 2026. Një njeri mund të fitojë një ndeshje, por duhet një skuadër për të fituar një kampionat dhe sot skuadra e Tiranës, e ka fituar këtë kampionat,” vijoi Veliaj.

Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se, “kjo është përmbyllja më e bukur dhe më kuptimplotë e vitit 2022 për Tiranën, por edhe fillimi më i bukur për vitin 2023”.

“Po të kemi parasysh se, në vitin 2022, Tirana ishte Kryeqyteti i Europës për Rininë, dhe në fakt, si kryeqytet i tillë ka mikpritur aktivitete shumë të rëndësishme, duke mos harruar finalen e rëndësishme të Ligës së Konferencës së 25 majit në Tiranë, shpallja këtu, në selinë qendrore të Parlamentit Europian, në Bruksel, e Tiranës ‘Qyteti Europian i Sportit’ është një mesazh shumë i rëndësishëm për gjithë atë që po ndodh, transformimin e rëndësishëm që Tirana po përjeton dhe me një fokus të veçantë tek sportet. Viti 2023 do ta gjejë Tiranën me projekte të mëdha të zhvillimit të fushave sportive, jo vetëm në atë që është sporti më i dashur, futbolli, por edhe në plot sporte të tjera, që lidhen me aktivitetin olimpik. Ringjallja e aktivitetit olimpik në Shqipëri është gjëja e duhur. Prandaj, gjej rastin ta uroj Erion Veliajn dhe Bashkinë e Tiranës për punën e shkëlqyer. Vlerësimi për ta shpallur Tiranën ‘Qyteti Europian i Sportit’ lidhet me politikat e ndërmarra nga bashkia dhe me vizionin e zhvillimit të qytetit të Tiranës, jo vetëm si kryeqytet i Shqipërisë, por tashmë si një kryeqytet i sportit evropian,” u shpreh Balla.

Ndërsa Andrey Kovatchev,  anëtar i Parlamentit Europian dhe zv/President i Partive të djathta Popullore Europiane tha:  “Jam jashtëzakonisht i lumtur që Tirana është “Qyteti Europian i Sportit” i radhës. Kjo është një mundësi e madhe për Tiranën, për të rritur vizibilitetin e saj, për të investuar edhe më shumë tek infrastruktura sportive për të gjithë sportet, sportet për minoritetet e ndryshme, për të rinjtë nëpër shkolla, për njerëzit aktivë, sportet për të moshuarit, për të rriturit. Ky është mësazhi i madh i sportit: që të bashkojë dhe të integrojë. Çdo euro e investuar në sporte, është një euro e ruajtur për çdo trajtim mjekësor të mundshëm lidhur me problemet e shëndetit. Sërish, urime miqve të mi në Tiranë dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë”.



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për sot

6 Dhjetor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

6 Dhjetor, 2025 7:43 am
Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Para
Një vend për ne që të ëndërrojmë

Një vend për ne që të ëndërrojmë

Abazoviç: Nëse BE-ja nuk e kupton që duhet të mbajë derën hapur për BP, të gjithë do…

Abazoviç: Nëse BE-ja nuk e kupton që duhet të mbajë derën hapur për BP, të gjithë do…

Yuri Kim takohet me presidentin Begaj, zbardhet çfarë u diskutua

Yuri Kim takohet me presidentin Begaj, zbardhet çfarë u diskutua
















TE FUNDIT

Si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Dhjetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
6 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve vetë sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për orë të...

Lexo më shumë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com