Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bruksel: Drejtuesit e lartë të BE bien dakord për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje

2025/02/05 at 9:31 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bruksel: Drejtuesit e lartë të BE bien dakord për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje

Drejtues të lartë të politikës europiane dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte u takuan në Bruksel, ku biseduan për prioritetet e përbashkëta të mbrojtjes dhe u dakordësuan për nevojën e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen. 

Drejtues të nivelit të lartë të vendeve europiane ranë dakord në Bruksel për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Një sistem i përbashkët armatimi do të ulte ndjeshëm kostot. Shumë prej liderëve europianë kanë ripërsëritur nevojën për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen, megjithatë BE shpreson që kjo rritje të mos jetë aq e lartë sa pretendon presidenti i SHBA-së Donald Trump: 5% të prodhimit të brendshëm bruto në nivel kombëtar. 

Shtetet europiane besojnë se kostot do të ulen ndjeshëm nëse prodhojnë vetë 

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi më parë (03.02.2025), se: Na duhet të forcojmë industrinë vetjake të mbrojtjes dhe të krijojmë sisteme të përbashkëta armatimi. Atëherë industria jonë e mbrojtjes do të përdorë sisteme të njëjta ushtarake dhe ushtritë e vendeve anëtare do të ndërvepronin. 

Shumë vende anëtare të BE-së e trajtojnë çështjen nga këndvështrimi kombëtar dhe shpenzojnë paratë e takspaguesve të tyre në krijimin e sistemeve vetjake të armatimit. 

Por sipas ekspertëve në kontekstin e rrezikut të përbashkët rus ky këndvështrim është i kushtueshëm dhe nuk ka rezultat. Rafael loss nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) thotë, se “një nga mangësitë tona është që në BE përdorim sisteme të ndryshme tankesh dhe për këtë arsye kostoja për njësi të çdo blerjeje është më e lartë sesa do të ishte me një numër më të ulët sistemesh.” 

Ekspertët: I nevojshëm një pakt BE – Britani e Madhe 

Ekspertët thonë, se shtetet duhet të bashkëpunojnë dhe të mbështeten tek aftësitë e njëri-tjetrit. Dhe këtu hyn në lojë mbrojtja e Mbretërisë së Bashkuar. Britania e Madhe nuk është më shtet anëtar i Bashkimit Europian, por është një ndër dy shtetet me armatim bërthamor në Europën Perëndimore. Ky vend stërvitur dhjetëra mijëra ukrainas për në fushë-betejë dhe e ka furnizuar vendin e tyre me raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat kanë qenë thelbësore në luftën kundër Rusisë. Britania e Madhe udhëheq gjithashtu Ekspeditën e Përbashkët Ushtarake që përbëhet nga dhjetë shtete dhe është zhvendosur në detin Balltik për të parandaluar sulmet hibride ruse. Ekspertët thonë, se një pakt me Mbretërinë e Bashkuar do të ishte i dobishëm. 

Londra së fundi ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen me Berlinin dhe Parisin dhe tashmë e ka kthyer vështrimin nga pakti i mbrojtjes me BE-në. 

Por ky pakt aktualisht mbetet i bllokuar nga Franca për shkak të mosmarrëveshjeve me Britaninë e Madhe lidhur me të drejtat e peshkimit. Ekspertët britanikë thonë, se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të ndihmojë shumë pa pasur qasje tek financat e BE-së. 

Konsensusi në shkallë të gjerë sfidë për BE-në 

Anand Sundar, Këshilltar i Drejtorit të ECFR thotë, se “me Mbretërinë e Bashkuar që është jashtë BE -së për momentin, do të thotë se kur BE -ja financon shpenzimet e rritura të mbrojtjes ose rritjen e nismave të mbrojtjes, Mbretëria e Bashkuar lihet jashtë. Dhe kjo nuk është e mirë për askënd, sepse nëse Mbretëria e Bashkuar nuk ka qasje në paratë e BE -së, Brukseli nuk do të ketë qasje në industrinë britanike të mbrojtjes.” 

Zyrtarët e BE-së thonë se koordinimi mes industrive europiane të mbrojtjes do të ishte frytdhënës për të gjithë dhe do të krijonte mundësi punësimi për të gjitha palët. Sfida më e madhe për partnerët europianë do të ishte konsensusi në shkallë të gjerë./DW 

Ju sugjerojmë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
“Shqipëria, në momentin më të mirë ekonomik”, Gonxhja: Shteti të mundësojë rritje pagash dhe reduktim parazitësh! 

“Shqipëria, në momentin më të mirë ekonomik”, Gonxhja: Shteti të mundësojë rritje pagash dhe reduktim parazitësh! 

Shërbimi Postar i SHBA pezullon pakot hyrëse nga Kina dhe Hong Kongu, preken bizneset online 

Shërbimi Postar i SHBA pezullon pakot hyrëse nga Kina dhe Hong Kongu, preken bizneset online 

Rama: Bonuset e fundvitit dhe pranverës të vazhdojnë për pensionistët 

Rama: Bonuset e fundvitit dhe pranverës të vazhdojnë për pensionistët 

TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com