InstaBIZ

Bruce Willis i diagnostikuar me afazi, Demi Moore dhe gruaja e aktuale i qëndrojnë pranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:07 - 17/12/22 |
Opi Nion

Pak ditë pasi në shtypin amerikan u përhapën thashethemet në lidhje me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të aktorit Bruce Willis që vuante nga afazia, në profilin e ish- bashkëshortes Demi Moore në Instagram mbërrijnë disa foto prekëse dhe emocionuese për Krishtlindje. “Ne jemi familje”, shkruan aktorja duke postuar imazhet, të cilat e portretizojnë atë me vajzat e saj, yllin e “Die Hard” dhe gruan e tij aktuale Emma Heming.

Një tjetër postim i shpërndarë nga Rumer Willis, vajza e madhe e Bruce dhe Demi Moore, thoshte:

“Për fansat e mrekullueshëm të Bruce, si familje, ne donim t’ju njoftonim se Bruce ynë i dashur ka pasur probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse. Si rezultat, dhe me shumë konsideratë, Bruce po largohet nga karriera që ka shumë kuptim për të. Kjo është një kohë vërtet e vështirë për familjen tonë dhe ne e vlerësojmë dashurinë tuaj të vazhdueshme. Ne po e kalojmë këtë kohë si një njësi e fortë familjare dhe kemi dashur të angazhojmë fansat e tij sepse e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, si dhe ju për të. Siç thotë Bruce gjithmonë, “Jeto” dhe Së bashku ne planifikojmë ta menaxhojmë këtë. Me dashuri, Emma, ​​Demi, Rumer, Scout, Tallulah, Mabel dhe Evelyn”./Opinion.al

Pas