InstaBIZ

Brooklyn Beckham shuan dyshimet për ndarje nga Hanna Cross


               Publikuar në : 19:31 - 21/05/19 |
xhu lia

Prej javësh çifti Brooklyn Beckham dhe Hanna Cross kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të ulje-ngritjeve të lidhjes e tyre.

Por duket se në daljen e tyre të fundit në publik ata i kanë dhënë fund spekulimeve se kanë probleme. Brooklyn dhe Hanna janë shfaqur më elegantë se kurrë në premierën e filmit “Once Upon A Time” në festivalin e Kanës.

Modelja kishte veshur një fustan të zi lëkure deri në fund të këmbëve, ndërsa djali i Viktorias dhe David një kostum të zi.

Teksa parakaluan në tapetin e kuq, ata dukeshin më të dashuruar se kurrë, teksa Brooklyn herë pas here i dhuronte puthje dhe përqafime të dashurës së tij./Opinion.al/

b1 b2 b3
<
>

Pas