Në fushat e blerta po kalon një periudhë të vështirë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për jetën e tij sentimentale.
Armando Broja ka zbuluar për ndjekësit e tij, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Në profilin e tij, sulmuesi ka postuar foto me partneren e re, në një ambient romantik.
Ndonëse nuk ka zbuluar identitetin e saj, Broja shihet teksa ka surprizuar të dashurën e tij, me trëndafila dhe tullumbace të kuqe.
Postimi i Armando Brojës
23-vjeçari konfirmon se ka hedhur pas të shkuarën e tij, ku ka qenë shumë i përfolur për anën sentimentale.
Para pak muajsh, Broja ishte në një lidhje me influenceren angleze, Jade Alyssa Wills, me të cilën ndërpreu marrëdhënien në verën e kaluar dhe tani ka nisur një romancë të re.