Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britania nuk do të lirojë cisternën iraniane në këmbim të anijes së saj

2019/07/30 at 8:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Britania nuk do të lirojë cisternën iraniane në këmbim të anijes së saj

Britania e hodhi poshtë idenë për lirimin e një cisterne iraniane, në këmbim të anijes me flamur britanik, të kapur nga Irani në Gjirin Persik.

“Kjo nuk ka të bëjë me asnjë lloj shkëmbimi. Ka të bëjë me respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe të rregullave të sistemit ligjor ndërkombëtar”, -tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, për BBC-në.

Tensionet ja qëkur  Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, dhe kanë rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike.

Në javët e fundit, Irani dhe Britania kanë kapur cisterna të njëri-tjetrit, duke vënë edhe më shumë presion mbi marrëveshjen bërthamore.

Duke folur për Sky News, Raab tha se nëse Irani “do që të dalë nga errësira dhe të pranohet si anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar, ai duhet t’i ndjekë rregullat ndërkombëtare”.

Raab i bëri komentet pasi luftanija e dytë britanike arriti në Gjirin Persik për të mbrojtur anijet e Mbretërisë së Bashkuar.

Luftanija HMS Duncan iu bashkua luftanijes HMS Montrose për të shoqëruar anijet që lundrojnë nën flamurin britanik përmes Ngushticës së Hormuzit.

Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei, tha se propozimi i Britanisë për një mision detar – të udhëhequr nga Evropa – për të shoqëruar cisternat në Gji, është “provokim” dhe “bart mesazh armiqësor”.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se “prania e forcave të huaja nuk do të ndihmojë në sigurinë e rajonit” dhe se “do të jetë burim kryesor i tensioneve”.

Më 4 korrik, autoritetet britanike kanë kapur cisternën iraniane Grace 1, në ujërat pranë Gjibraltarit, duke thënë se ajo po bartte naftë drejt Sirisë, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

Në përgjigje, Garda Revolucionare e Iranit ka kapur cisternën me flamur britanik, Stena Impero, më 19 korrik.

Rohani ka sugjeruar se anija mund të lirohet nëse Britania e kthen Grace 1.

Etiketa: britani e madheiriani

Ju sugjerojmë

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
Para
Gjermania dënon “forcën e policisë” kundër protestuesve në Moskë

Gjermania dënon "forcën e policisë" kundër protestuesve në Moskë

Jo vetëm në kuzhinë, ja ku gjen përdorim soda e bukës

Jo vetëm në kuzhinë, ja ku gjen përdorim soda e bukës

Amerika, vendi me numrin më të madh të milionerëve

Amerika, vendi me numrin më të madh të milionerëve

TE FUNDIT

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
9 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia nuk ka plane për të sulmuar Europën. Megjithatë, Lavrov nënvizoi se nëse...

Lexo më shumë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com