Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britania i bashkohet SHBA-ve në bojkotin diplomatik të Lojrave të Pekinit

2021/12/08 at 6:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Britania i bashkohet SHBA-ve në bojkotin diplomatik të Lojrave të Pekinit

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Britania do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Australisë në bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit në shkurt.

Kryeministri Johnson e bëri njoftimin të mërkurën, në përgjigje të pyetjeve nga ligjvënësit.

“Do të ketë efektivisht një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, nuk pritet të marrin pjesë asnjë ministër apo zyrtar,” tha kryeministri në parlament. Ai shtoi se atletët do të vazhdojnë të marrin pjesë pasi ai nuk besonte se “bojkotet sportive janë të arsyeshme”.

Britania i bashkohet Shteteve të Bashkuara, Zelandës së Re, Lituanisë dhe Australisë në vendimin për të mos dërguar diplomatë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë në lojërat e Pekinit.

Kryeministri australian Scott Morrison njoftoi një bojkot të ngjashëm të mërkurën në Canberra, duke përmendur një sërë çështjesh që përfshijnë akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut nga Kina dhe refuzimin e Pekinit për të zhvilluar bisedime dypalëshe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare dhe diplomatike.

Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin e nënvlerësoi njoftimin e kryeministrit Morrison, duke u thënë gazetarëve “askujt nuk i intereson” nëse zyrtarët australianë marrin pjesë apo jo në Lojërat Olimpike.

Administrata e Presidentit Joe Biden njoftoi të hënën se do të ndërmerrte një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, të cilat do të zhvillohen nga 4 deri më 20 shkurt.

Presidenti Biden tha muajin e kaluar se po shqyrtonte mundësinë e një bojkoti diplomatik për shkak të kritikave për shkelje të të drejtave të njeriut nga Kina, që përfshijnë arrestimin e ujgurëve myslimanë në provincën Xinjiang dhe goditjen e forcave pro-demokratike në Hong Kong. Pekini është zotuar të kundërpërgjigjet ndaj bojkotit të Uashingtonit./ VOA

Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
Para
“Benzi” përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë në spital

Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, humb jetën 17-vjeçari në Bulqizë

Arrestohet shqiptari, dhunoi gruan dhe tentoi ta qëllonte me çekiç

Arrestohet shqiptari, dhunoi gruan dhe tentoi ta qëllonte me çekiç

Paralajmërimi i Bidenit për Putinin

Paralajmërimi i Bidenit për Putinin

TE FUNDIT

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com