Bota

Britania heq karantinën për qytetarët e vaksinuar nga SHBA dhe BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:05 - 28/07/21 |
Opi Nion

Të gjithë udhëtarët e vaksinuarit kundër COVID-19 nga  Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa bërë karantinë, duke filluar nga java e ardhshme.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë të njëjtin vendim. Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta. Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës.

Pas