Britania e Madhe do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga organi ndërkombëtar i policisë Interpol.
Lajmi është bërë i ditur nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel në parlamentin britanik.
“Qeveria ukrainase ka kërkuar sot që qeveria ruse të pezullohet nga anëtarësimi i saj në Interpol dhe ne do të drejtojmë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për këtë qëllim”, tha Patel.
Interpoli është një agjenci globale që lehtëson policinë në 195 vendet e saj anëtare për të bashkëpunuar në hetimet penale./Opinion.al