Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britania e Madhe, “non grata” për disa individë shqiptarë

2022/07/21 at 3:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Britania e Madhe, “non grata” për disa individë shqiptarë

Britania e Madhe ka listuar si non grata 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën, ndër ta edhe shqiptarë.

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach tha se këtë javë,u ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë lidhur me krimin dhe korrupsionin.  Ai theksoi se kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Ndër të tjera ai thekson se mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë.

Më tej ai thotë: “Siç tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore”.

Shkrimi i plotë i Sir Stuart Peach:

Kryeministri britanik më ka ngarkuar me detyrën për të forcuar marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- përmes shtimit të lidhjeve tregtare dhe investimeve, bashkëpunimit kulturor, rritjes së sigurisë energjetike dhe mbrojtjes, si dhe duke luftuar krimin e organizuar së bashku.

Unë jam një mik i rajonit, e kam vizituar shpesh dhe sapo jam kthyer nga një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë, ku kam marrë një mesazh të fortë e të qartë nga qytetarët e të gjithë shtresave; të rinjtë po largohen. Të nxitur nga mungesa e mundësive dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur, ata ndiejnë se nuk mund të arrijnë sukses nëse nuk kanë lidhje politike. Ata kërkojnë nga ne t’i ndihmojmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe t’i bëjmë udhëheqësit e tyre të marrin përgjegjësitë e tyre.

Institucionet, shoqëria civile, gazetarët dhe zyrtarët e drejtësisë penale po punojnë për të ndërtuar demokraci të begata dhe të sigurta. Një pjesë e mirë e përpjekjeve do të bëhet në terren, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nga prokurorë të ndershëm, gazetarë të guximshëm, policë të përkushtuar e udhëheqës vizionarë. Në Shqipëri, me Reformën në Drejtësi, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byronë Kombëtare e Hetimit (BKH), -kemi hyrë tashmë në një etapë të re.

Mbretëria e Bashkuar është me ju në këtë përpjekje. Është shënuar progres. Disa njerëz, të cilët më parë ndiheshin të paprekshëm, sot ndodhen në burg. Por ka të tjerë që vijojnë të veprojnë sikur të ishin të pandëshkueshëm për shkeljet e tyre dhe ndihen sikur ligji të mos zbatohet në mënyrë të barabartë për këdo.

Për këtë arsye, ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi regjimin tonë të Sanksioneve Globale Antikorrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i subjekteve jashtë vendit do të krijohet mbi aktin e krimit ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik identitetin e tyre. Gjithashtu, kemi ngritur “Njësinë e re të Kleptokracisë”, në Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të vënë në shënjestër shmangien e sanksioneve dhe aseteve të rusëve të korruptuar, që fshihen në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike.

Mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Siç tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri dhe më gjerë në rajon nënkuptojnë se pjesa më e madhe e fondeve publike, të mbledhura nga taksapaguesit e thjeshtë, nuk arrin kurrë te shkollat, spitalet dhe rrugët që u nevojiten qytetarëve, të cilët të mund të krijojnë një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë.

Për të gjithë ju në Shqipëri dhe në rajon që po luftoni për reformat, kam edhe unë një mesazh për ju: ne do t’ju mbështesim në reformën tuaj të drejtësisë, e cila ka ndihmuar të largohen zyrtarët e korruptuar dhe ka çuar në ndjekjen penale të figurave të pushtetshme. Ne do t’ju mbështesim në reformimin e proceseve zgjedhore dhe në të gjitha përpjekjet tuaja për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për t’i kërkuar llogari qeverisë.

Ne përgëzojmë ata gazetarë investigativë që kanë denoncuar rastet e korrupsionit dhe lidhjet mes politikës, biznesit dhe krimit, shpesh duke u përballur me dhunë dhe kërcënime nga kriminelë. Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë nën mbrojtjen e plotë të qeverive, agjencive ligjzbatuese dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që e përkrahin. çmojnë lirinë.
Ne jemi me ju në udhëtimin tuaj për të ndërtuar shtetin që qytetarët tuaj dëshirojnë.

Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar për të gjitha ata që janë përfshirë në krim apo korrupsion është ky: promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar. Individë të tillë dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre. Qoftë përmes sanksioneve, masave ndaj emigracionit apo politikave të mosangazhimit, Mbretëria e Bashkuar do të veprojë për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Së bashku do të sigurojmë që askush të mos jetë mbi ligjin!

Ju sugjerojmë

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
Para
Berisha shtyu Alibeajn në Kuvend, Kim: Veprime të tilla i përkasin të shkuarës

Anglia paralajmëroi shpallje “non grata”, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Komandanti francez: Grekët të kuptojnë se Shqipëria ka të drejtë të ekzistojë…

Komandanti francez: Grekët të kuptojnë se Shqipëria ka të drejtë të ekzistojë...

Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës

Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, Prokuroria nis hetimet

TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com