Bota

Britani/Vrasësi i deputetit  një somalez, hetohet për sulm terrorist


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:13 - 16/10/21 |
Opi Nion

I ndaluri në vendin e vrasjes me thikë të deputetit Sir David Amess të premten, është 25-vjeçari Ali Harbi Ali, sikurse kanë konfirmuar zyrtarët e Whitehall për BBC.

Policia tha se ai ishte duke u mbajtur në një stacion policor në Londër dhe sipas ligjit për terrorizimin oficerët kanë kohë deri më 22 tetor për ta marrë në pyetje. Ata kaluan të Shtunën duke kërkuar tre adresa në zonën e Londrës deri në gjetjen e tij.

BBC ka mësuar se Ali ka qenë pjesë e programit parandalues të terrorizmit disa vjet më parë.

Ky program në Britaninë e Madhe synon të ndalojë radikalizimin e njerëzve.

Angazhimi në skemë është vullnetar dhe nuk është sanksion penal. Mendohet se Ali, i cili është me origjinë somaleze, nuk kaloi shumë kohë në program – dhe ai kurrë nuk ishte një “subjekt i interesit” për Shërbimet Sekrete, MI5.

Sir David, një deputet konservator që nga viti 1983, po mbante një takim të rregullt të së Premtes me zgjedhësit në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Essex, kur u godit me thikë disa herë./Opinion.al

Pas