Bota

Britani/ Mbi 36 mijë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:10 - 13/07/21 |
Opi Nion

Britania po përballet me një rritje të ndjeshme të personave të infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 36,660 raste të reja me koronavirus, teksa kanë humbur jetën 50 qytetarë.

Kjo është dita e shtatë radhazi që infeksionet tejkalojnë 30 mijë në ditë, ndërsa shifra e 50 viktimave të shënuara sot është numri më i lartë që nga 9 Prilli.

54296 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid të hënën, duke e çuar në totalin numrin e personave që u është injektuar doza në 45,978,017./ Opinion.al

Pas