Bota

Britani/ Emri më i përfolur për zëvendësimin e Johnsonit, ministri: Nuk kandidoj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 09/07/22 |
Opi Nion

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace i supozuar se do të ishte kryesues në garën për udhëheqje të Partisë Konservatore, e përjashtoi veten nga kandidimi.

Wallace tha pas “konsideratave të kujdesshme” dhe diskutimeve me kolegët dhe familjen, ai nuk do të kandidojë për të zëvendësuar Boris Johnson si udhëheqësin konservator dhe kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Wallace u pa nga disa si zgjedhja e preferuar midis anëtarëve të Partisë Konservatore në atë që do të jetë një garë e hapur për lidership, pas njoftimit të dorëheqjes së Johnson të enjten.

Johnson u largua nga posti i kreut të partisë pas disa muajsh këmbënguljeje se ai do të qëndronte në këtë detyrë pavarësisht skandaleve të etikës në rritje. Ai tha se do të qëndrojë si kryeministër derisa partia të zgjedhë pasardhësin e tij.

Rishi Sunak, i cili ka dhënë dorëheqje si ministër i Financave, më i njohuri nga pretendentët e lidershipit dhe i konsideruar si favoriti, nisi garën të premten.

Prokurorja e Përgjithshme, Suella Braverman, ligjvënësi Tom Tugendhat dhe ish-ministri i barazisë, Kemi Badenoch kanë hedhur gjithashtu kapelën e tyre në ring dhe priten të tjera njoftime gjatë ditëve në vijim.

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, shefi i Thesarit Nadhim Zahawi dhe ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt pritet gjithashtu të kandidojnë, si dhe ish-sekretarët e shëndetësisë Sajid Javid dhe Jeremy Hunt.

Wallace tha se vendimi i tij nuk ishte “një zgjedhje e lehtë për t’u bërë, por fokusi im është te puna ime aktuale dhe të mbaj të sigurt këtë vend të mrekullueshëm”.

Zyrtarët e partisë konservatore të hënën pritet të përcaktojnë orarin për një garë lidershipi, me synimin për të patur një fitues deri në fund të verës. Procesi me dy hapa përfshin ligjvënësit konservatorë që votojnë për të reduktuar fushën e kandidatëve në dy, të cilët do të shkojnë në një votim të të gjithë anëtarëve të partisë.

Njoftimi i Johnsonit u bë pasi më shumë se 50 zyrtarë britanikë dhanë dorëheqje nga postet e tyre.

Pakënaqësitë në kabinetin e Johnsonit u shfaqën pas disa zbulimeve së fundmi lidhur me sjellje të papërshtatshme seksuale të ligjvënësit konservator Chris Pincher dhe u raportua se Johnson ishte në dijeni të këtyre ndodhive.

Pas