Bota

Britani/ 143 viktima dhe mbi 17 mijë raste të reja në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 13/10/20 |
Opi Nion

Britania e Madhe vijon të regjistrojë shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19. Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus  regjistruar 17, 234 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 617, 688.

Ndërkohë 143 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave që nga muaji qershor.

Vendi tashmë po përballet me kufizime të rrepta për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ndërkohë, kjo është regjistruar si java më problematike edhe sa i përket ekonomisë. Shitësit në Leeds janë shprehur se janë duke “luftuar” për mbijetesë.

James Greenhalgh, pronar i Flamingos Coffe House tha për BBC : “Kjo ka qenë java më e vështirë, ka qenë një katastrofë absolute”.

Ndërkohë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është akuzuar nga opozita për keqmenaxhim të situatës dhe se nuk ka një plan të qartë për zgjidhjen e kësaj krize.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Ashëorth bëri me dije se vendi ka nevojë për një plan të qartë, ndërsa shtoi se kryeministri ka vepruar shumë ngadalë në lidhje me masat për parandalimin e COVID-19.

Sakaq Jeremi Hunt, kryetar i Komiteti dhe kujdesit shëndetësor, tha se ka vetëm dy javë kohë për të vlerësuar nëse masat e vendosura funksionojnë apo jo.

“Unë mendoj se kemi rreth dy javë kohë, jo më shumë për të parë nëse masat funksionojnë apo jo siç duhet”, tha Hunt.

Pas