Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Briken Çalja i përgjigjet Ramës me dokumente: Të kanë keqinformuar

2019/10/25 at 7:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Briken Çalja i përgjigjet Ramës me dokumente: Të kanë keqinformuar

Ish-kampioni në peshëngritje Briken Çalja i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në emisionin Opinion duke i thënë se atë e kanë keqinformuar zyrtarët e Ministrisë.

Kryeministri Rama tha mbrëmjen e së enjtes në emisionin Opinion se në bazë të kuadrit ligjor, Brikeni i ka marrë shpërblimet dhe shtoi se ai bashkë me atletin Izmir Smajlaj do të fillojnë punë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në përgjigjen e tij Briken Çalja ka publikuar një letër që Federata Botërore i ka dërguar Ministrisë së Arsimit dhe sporteve ku saktëson se në Kampionate Evropiane dhe Botërore sportisti mund të fitojë deri në tri medalje për të cilat ai edhe duhet të marrë shpërblim sipas ligjit.

Ai shkruan gjithashtu se në lidhje me këtë rast kryeministri është keqinformuar nga zyrtarët e ministrisë të cilët sipas tij e kanë “lexuar mbrapsht” kuadrin ligjor.

Letra e Briken Çaljas

PËRGJIGJE DHE SHPJEGIM NDAJ FJALËS SË KRYEMINISTRIT Z.RAMA DJE NË EMISIONIN OPINION

Z.Kryeministër, së pari ju falenderoj për përgjigjen ndaj problemit që unë po has në lidhje me shpërblimin e medaljeve si shkak i meseleve të një keqinterpretimi me ose pa dashje.

Së dyti, e ndoqa me vëmendje fjalën tuaj mbrëmë dhe po ju them që më është shtuar besimi që ju do i jepni një zgjidhje situatës.

Por nga ana tjetër, doja t’ju shprehja drejtpërdrejt faktin që zyrtarët e Ministrisë ju kanë keqinformuar dhe kanë përcjell tek ju një informacion që nuk ka asnjë bazë dokumentare.

Ekziston një dispozitë e qartë ligjore, jam shumë darkord me ju, dhe kjo dispozitë ligjore mbështetet në rregullat ndërkombëtare të Federatës Botërore, por doja t’ju vija në dijeni që rregullat ndërkombëtare nuk lexohen mbrapsht ashtu si i lexojnë qoftë nga paaftësia, qoftë nga padija specialistët e Ministrisë të cilët kanë bërë gjithë këtë mesele keqinformimi, duke ngritur një situatë aspak normale e të favorshme që unë të garoj e të jap më të mirën për ekipin kombëtar.

Po ju vë në dispozicion letrën që Federata Botërore i ka dërguar Ministrisë së Arsimit dhe sporteve si kthim përgjigje me kërkesë të kësaj të fundit lidhur me informimin mbi numrin e medaljeve dhe përcaktimin e shpërblimeve.

Siç shikohet qartë nga kthim-përgjigjja, rregullat ndërkombëtare që ju përmendni thonë qartë që në Kampionate Evropiane dhe Botërore sportisti mund të fitojë deri në tri medalje (shtytje, shkëputje, dygarësh) dhe shpërblimi bëhet në bazë të këtyre mendaljeve siç edhe ju e thatë. Vetëm në rastin e lojrave Olimpike sportisti mund të fitoj vetëm një medalje (dygarësh). Për shpjegim dhe saktësim doja t’ju thoja që nuk po diskutojmë mbi VKM-në përkatëse por thjesht zbatimin e saj.

Ligji i sportit është më i miri i viteve të fundit por zbatimi i tij mbetet sfidë e madhe.

Dua t’ju marr disa minuta nga koha juaj e t’ju ftoj që ti hidhni një sy VKM-së, letrës kthim-përgjigjeje dhe rregullave ndërkombëtare për shpërblimet. Jam i gatshëm të bashkëpunoj në çfarëdo forme që ti japim drejtimin e duhur kësaj rrëmuje artificiale të ngritur pa shkak. Jam i gatshëm dhe sfidoj këdo që lexon mbrapsht një fjali të shkruar drejt dhe shqip.

Në pritje të zgjidhjes, Brikeni /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Bota

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

22 Shtator, 2025 8:27 pm
Para
Këngët e Selena Gomez, ja çfarë ka për të thënë Justin Bieber

Këngët e Selena Gomez, ja çfarë ka për të thënë Justin Bieber

ISIS merr kontrollin e kampit Al-Hol ku ndodhet Alvini

ISIS merr kontrollin e kampit Al-Hol ku ndodhet Alvini

Albin Kurti takohet me Ramën në kryeministri

Albin Kurti takohet me Ramën në kryeministri

TE FUNDIT

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
22 Shtator, 2025

Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet...

Lexo më shumë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com