Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brigjet e Shqipërisë pushtohen nga kandilët, çfarë po ndodh?

2017/07/11 at 11:16 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Brigjet e Shqipërisë pushtohen nga kandilët, çfarë po ndodh?

Është koha kur të gjithë i drejtohemi bregdetit.


 

Zhytja në det dhe noti në thellësitë e tij është shpëtimi më relaksues ndaj të nxehtit përvëlues. Por kujdes! Rritja e pazakontë e temperaturave javën e fundit ka mbipopulluar gjithë Mesdheun me kandila deti, përfshirë edhe bregdetin shqiptar.

 

Një dyndje e tillë masive e kandilave të detit nuk është hasur prej dekadash. Situata pritet të qendrojë e tillë përgjatë gjithë sezonit veror, kjo pasi moti ekstremisht i nxehtë tërheq në mënyrë masive këto gjallesa shumë të vogla në pamje por tejet të rrezikshme kur bien në kontakt me trupin e njeriut. Kandilat e detit, me emrin shkencor Carybdea Marsupialis prej disa javësh kanë populluar gjithë Adriatikun duke u shfaqur shumë pranë, edhe pak metra nga bregu i detit. Por nuk është vetëm ky lloj kandili që në formë masive është përhapur në Adriatik. Disa lloje të tjerë kandilash, me emrin Rhizostoma dhe Cotyloriza, me përmasa të mëdha kanë shtuar gjithashtu prezencën e tyre në bregdet. Ekspertët shpjegojnë gjithçka lidhet me të nxehtin dhe veçanërisht me llojin e klimës që ka mbizotëruar gjatë dimrit dhe pranverës.

 

“Jemi në këtë situatë për shkak të motit tejet të nxehtë. Në rastet kur stinët në secilin interval të tyre tre mujor kanë qenë me klimë të ngrohtë, atëherë gjatë verës kandilat e detit rrisin praninë e tyre, sidomos në ujrat e ngrohta.” shprehen biologët. Çfarë shkakton Kandili i Detit  Prekja nga një kandil deti shkakton jo vetëm djegie dhe irritime në lëkurë por ndikon negativisht edhe në organizmin e njeriut.

 

Menjëherë sapo kandili i detit bie në kontakt me trupin e njeriut, ai lëshon gjemba ekstremisht të vegjël brenda në lëkurë, duke injektuar një lëng helmues. Krahas djegies së lëkurës dhe plagëve në të, lëngu helmues i kadilit të detit ndikon edhe në shkaktimin e dhimbjeve të kokës, të vjellave, marrje mendsh, dobësim të muskujve dhe rrahje të shpeshta zemre. Në disa raste, prekja nga kandili i detit shkakton lotim nga sytë, probleme në frymëmarrje dhe rrufë. Alergjia është gjithashtu një nga simptomat që mund të shfaqë prekja nga kandili i detit. Në rastet të ngërçeve të gjata dhe të forta muskulore apo në rast se zona e prekur nga kandili i detit infektohet atëherë do t’ju duhet me patjetër të këshilloheni me mjekun.

 

 Si të lehtësojmë efektet e thumbave nga kandilat e detit

 

Trajtimi më i mirë që u bëhet simptomave të prekjes nga kandili i detit varet nga efekti që ai shkakton në lëkurë dhe organizëm. Por në përgjithësi, thumbat nga kandilat e detit mund të trajtohen dhe lehtësohen edhe në mënyrë natyrale në shtëpi.

 

Hiqni thumbat: Largoni çdo pjesë të tentakulave të kandilit që ka mbetur në lëkurë duke e shpëlarë atë me ujë deti. Evitoni prekjen e zonës së lëkurës së lënduar me rërë. Mos hidhni ujë të ftohtë në zonën e lënduar si dhe mos e fshini atë me peshqir. Këto dy mënyra mund të irritojnë edhe më shumë lëkurën duke i riaktivizuar tentakulat.

 

Shpëlani lëkurën e lënduar me uthull ose me sodë: Për 30 sekonda hidhni pak uthull mbi zonën ku lëkura është prekur nga kandili. Ose, aplikoni sodë të përzier me ujë deti. Secila nga këto dy metoda rrëzon tentakulat e kandilit dhe lehtëson dhimbjen e shkaktuar.

 

Dush të ngrohtë dhe kuba akulli: Përdorni ujë të ngrohtë-aq sa trupi ka mundësi për ta toleruar por jo mbi temperaturë 45 gradë, ndërkohë vendosni kuba akulli të ftohtë në zonën e lënduar. Kjo do të lehtësojë irritimin dhe dhimbjen gjithashtu./AgroWeb.



Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
A bëhet modë në Shqipëri? Ja si mendojnë stilistët e njohur shqiptar

A bëhet modë në Shqipëri? Ja si mendojnë stilistët e njohur shqiptar

4 shenjat e horoskopit që nuk e pëlqejnë fare martesën

Horoskopi, 12 korrik 2017

Nga nesër fillon i nxehti afrikan …

Ja kur do të marrin fund temperaturat e larta
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}