Bota

Brexit përplas Merkel me Macron


               Publikuar në : 08:58 - 22/08/19 |
Opi Nion

Franca ka dalë kundër kancelares gjermane, Angela Merkel përsa i përketë krijimit i një marrëveshje të re në lidhje me Brexit.

Merkel i ka kërkuar Britanisë së Madhe që për 30 ditë të përgatis një plan konkretë në për çështjen e kufirit irlandez.

Por, nga ana tjetër presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duket se nuk ndan  të njëjtin mendim me kancelaren gjermane, duke u shprehur se nuk do të ketë një rinegocim për marrëveshjen e Brexit.

Të mërkurën, pas një takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, kancelarja Merkel, tha se plani që i ka kërkuar Britanisë së Madhe kërkon një “qartësi absolute” mbi marrëdhëniet e ardhshme pas Brexitit, midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Pas deklaratës së së Merkel, kryeministri Johnson ka thënë se ka mjaftueshëm kohë që të hartojë një marrëveshje të re.

Kujtojmë që, marrëveshjet të cilat u negociuan nga Bashkimi Europian dhe ish-kryeministrja britanike, Theresa May është rrëzuar nga parlamenti britanik tri herë rradhazi./ Opinion.al E.Xh.

Pas