Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brexit pa marrëveshje, BE humb shpresat

2019/09/02 at 9:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Brexit pa marrëveshje, BE humb shpresat

I ngarkuari i BE për marrëveshjen e Brexit, Michel Barnier është i shqetësuar. Shanset e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian me marrëveshje nuk duken aspak të mira.

“Nuk jam optimist në çështjen, nëse një skenar „no-deal” mund të shmanget”, shkruan Michel Barnier në një artikull për gazetën britanike “Sunday Telegraph”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi, se Backstop-i duhet të mbetet, për të garantuar integritetin e tregut të BE dhe në të njëjtën kohë të ketë një kufi të hapur mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Barnier theksoi, se me Backstop-in garantohet „maksimumi i fleksibilitetit”.

Por pikërisht Backstop-i është tema më e kontestuar në marrëveshjen e Brexit. Marrëveshja e negociuar mes BE dhe ish-kryeministres, Theresa May parashikon, që të mos rivendosen kontrolle në kufirin gati të pakontrolluar mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Po ashtu BE kërkon të pengojë rindezjen e konfliktit mes katolikëve dhe protestantëve në ishull, gjë që nuk përjashtohet në rast të një kufiri me kontrolle.

Boris Johnson kundër Backstop-it

Kreu i qeverisë britanike, Boris Johnson nga ana e tij e refuzon Backstop-in. Arsyetimi: Britania e Madhe mund të pengohet me këtë në përpjekjet e saj për të arritur marrëveshje të reja tregtie me shtetet e treta. Johnson ka deklaruar, se do të ketë Brexit me 31 tetor, në rast nevoje edhe pa marrëveshje daljeje nga BE. Pa marrë parasysh problematikën e Brexit, kryeministri i ri e detyron parlamentin në Londër të bëjë një pauzë pesëjavore. Vetëm në 14 tetor, dy javë e gjysmë para Brexit, Johnson do të prezantojë para parlamentarëve programin e tij. Kundërshtarët thonë, se me këtë ai do të pengojë iniciativat e opozitës kundër politikës së tij në parlament. Në çdo rast, parlamentarët britanikë kanë shumë pak kohë, që të pengojnë një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje.

Në fundjavë dhjetëra mijëra vetë dolën kundër vendimit të Boris Johnsonit në protesta. I inkurajuar nga protestat, kreu u opozitës, laburisti, Jeremy Corbyn u bëri thirrje të gjitha partive për rezistencë kundër Johnsonit. Duhet që të bashkohemi të gjithë, për të penguar një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje, ka thënë Corbyn./ Burimi: DW

Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

23 Shtator, 2025 10:55 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
Bota

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

23 Shtator, 2025 10:04 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

23 Shtator, 2025 9:34 pm
VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
Bota

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

23 Shtator, 2025 8:56 pm
Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
Aksidentohet aktori dhe komediani i njohur

Aksidentohet aktori dhe komediani i njohur

“Policët shkojnë të dehur në aksidentin e ndodhur në Tiranë”

“Policët shkojnë të dehur në aksidentin e ndodhur në Tiranë”

“Nuk di të këndosh live”, Ariana Grande ka një përgjigje për ndjekësin

"Nuk di të këndosh live", Ariana Grande ka një përgjigje për ndjekësin

TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com