Procesi i Brexit ka ngjallur debat të ashpër jo vetëm në politikën e europiane, por dhe brenda kabinetit të kryeministres britanike Theresa May.
Disa deputetë konservatorë janë shprehur se kryeministrja May mund ta fitojë mbështetjen për marrëveshjen e Brexitit nëse premton që do të japë dorëheqje nga pozita e saj.
Sipas deputetëve të partisë së May, mbështetja e tyre për marrëveshjen e Brexit do të jepej vetëm në rast se ajo nuk do të jetë përgjegjëse për fazën e ardhshme të negociatave me Bashkimin Evropian.
Kujtojmë që më herët, disa gazeta britanike raportuan se ministrat e kabinetit të Theresa May mund të planifikojnë një puç kundër kryeministres.
Pas kërkesë së deputetëve, zyra e kryeministres ka mohuar propozimin e tyre duke thënë se procesi i marrëveshjeve do të vijojë.
Ndërkohë, ende mbetet e paqartë se a do të dërgohet kjo marrëveshje në kuvend për herë të tretë gjatë javës së ardhshme pasi kryeministrja ka thënë se do ta bëjë një gjë të tillë vetëm nëse ka mbështetje të mjaftueshme për marrëveshjen./ Opinion.al. E.Xh.