Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

2025/07/07 at 8:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

Sulmet e Ukrainës me dronë shkaktuan kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë në fundjavë. Aeroportet më të mëdha që i shërbejnë Moskës dhe Shën Petersburgut, ishin mes atyre që u detyruan t’i kufizojnë aktivitetet gjatë ditës së diel.

Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 – sipas kohës lokale – ishin anuluar rreth 400 fluturime, për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerëve iu rekomandua të udhëtojnë me tren si alternativë.

“Deri në orën 6 të mbrëmjes – sipas kohës së Moskës – 171 fluturime u anuluan në Aeroportin Sheremetyevo. Pesëdhjetë e gjashtë fluturime u shtynë për më shumë se dy orë”, bëri të ditur ministria.

Në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg – qytetin e dytë më të madh të Rusisë – u bë e ditur për anulimin e 90 fluturimeve dhe shtyrjen e 37 të tjerave për së paku dy orë.

“Duhet theksuar se ekziston lidhja hekurudhore mes Shën Petersburgut dhe Moskës. Biletat janë të disponueshme në të dyja drejtimet – si për trenat e distancave të gjata, ashtu edhe për trenat me shpejtësi të lartë”, tha ministria.

Sipas njoftimit të saj, fluturime u anuluan edhe në aeroportet në Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se gjashtë dronë ukrainas u rrëzuan ndërsa po i afroheshin kryeqytetit, por ai nuk dha detaje për dëmet e mundshme.

Guvernatori i rajonit të Bellgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se dronët ukrainas plagosën dy civilë pranë zonës kufitare.

Sulmet e Ukrainës pasuan disa bombardime të mëdha të forcave ruse në Kiev, ku u vranë së paku dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Autoritetet ukrainase thanë më 6 korrik se pesë persona u vranë si pasojë e bombardimeve ruse në disa vendbanime në rajonin e Donjeckut.

Moska mohon se sulmon zonat civile, pavarësisht provave të shumta për sulme të tilla që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në fundjavë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mirëpriti marrëveshjet e reja me aleatët që, siç tha, do t’i sigurojnë “qindra mijëra” dronë të rinj në luftën kundër Rusisë. Ai tha se Kievi po “përgatit hapa të rinj, që do ta bëjnë Rusinë ta ndiejë vërtet koston e kësaj lufte”.

Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve perëndimorë që t’i dërgojnë më shumë armë dhe ta rrisin presionin mbi Rusinë përmes sanksioneve shtesë financiare. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më 4 korrik se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e kupton se mund të përballet me sanksione të reja, derisa Moska vazhdon t’i refuzojë përpjekjet e Uashingtonit për armëpushim në Ukrainë.

“Ne flasim shumë për sanksione dhe ai e kupton se ato mund të vijnë”, tha Trump.

“Ai do të shkojë deri në fund, thjesht të vazhdojë të vrasë njerëz. Kjo nuk është mirë”, tha ai, duke shtuar se është “shumë i pakënaqur” me udhëheqësin e Kremlinit.

Trump përsëriti më 6 korrik se ishte “i zhgënjyer” nga biseda telefonike me Putinin, e zhvilluar më 3 korrik.

Shumë vëzhgues thonë se Putin nuk nxiton të dakordohet për një marrëveshje armëpushimi, pasi ai beson se është duke e fituar luftën në Ukrainë.

Megjithatë, Rusia ka pësuar humbje të mëdha në forca, ndërsa ekonomia e saj ka marrë një goditje të madhe për shkak të shpenzimeve në rritje për mbrojtjen. REL

Ju sugjerojmë

Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët
Aktualitet

Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët

7 Korrik, 2025 1:14 pm
Shpejtësi dhe adrenalinë në Krujë/ U zhvillua trofeu “Skënderbej 2025”
Aktualitet

Shpejtësi dhe adrenalinë në Krujë/ U zhvillua trofeu “Skënderbej 2025”

7 Korrik, 2025 1:07 pm
Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës
Aktualitet

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

7 Korrik, 2025 1:01 pm
Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht
Aktualitet

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht

7 Korrik, 2025 12:48 pm
Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”
Kronikë

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

7 Korrik, 2025 12:32 pm
Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit
Kronikë

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

7 Korrik, 2025 12:21 pm
Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
Aktualitet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

7 Korrik, 2025 12:05 pm
Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit
Aktualitet

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

7 Korrik, 2025 12:01 pm
Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
Aktualitet

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

7 Korrik, 2025 11:55 am
Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

7 Korrik, 2025 11:49 am
Para
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe…

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe...

Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!

Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!

TE FUNDIT

Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët

Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët
7 Korrik, 2025

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD Berisha ka vijuar me denoncimet për zgjedhjet e 11 majit. Në...

Lexo më shumë

Shpejtësi dhe adrenalinë në Krujë/ U zhvillua trofeu “Skënderbej 2025”

Shpejtësi dhe adrenalinë në Krujë/ U zhvillua trofeu “Skënderbej 2025”
7 Korrik, 2025

Shpejtësi, emocione dhe adrenalinë në Krujë, në edicionin e vitit 2025 të trofeut “Skënderbej”, në garat e FIA CEZ, për...

Lexo më shumë

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës
7 Korrik, 2025

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, detyrim paraqitje. Ajo foli për...

Lexo më shumë

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht
7 Korrik, 2025

Ogerta Manastirliu, ministrja e Arsimit ka njoftuar se prej ditës së sotme, 7 korrik, janë hapur regjistrimet online për klasat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com