Kronikë

Breshëri plumbash ndaj të riut në Shkodër, arrestohet autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 30/06/20 |
Opi Nion

Ditën e djeshme iu bë atentat me armë zjarri Fatjon Harushës në fshatin Vukatanë të Shkodrës. Fatmirësisht i riu nuk pësoi lëndime.

Ndërkohë, policia njofton sot se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes. Në pranga ka rënë një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet Gj. P., banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i policisë

Shkodër-Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, me datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, Shkodër. Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër. Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./ Opinion.al

Pas