Sociale

Breshër në Tiranë, java e parë e majit sjell ulje temperaturash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 01/05/22 |
Opi Nion

Java e parë e mujit Maj nis me shi dhe temperatura më të ulëta.

Pasditja e së dielës është shoqëruar me reshje shiu madje dhe breshër, jo vetëm në Tiranë por edhe në disa qytete të tjera të vendit.

Sipas meteorologëve, java e parë e Majt, do të nisë me ndryshim në kushtet atmosferike.

Ditën e hënë, parashikohen reshje në të gjithë vendin. Priten reshje lokalisht intensive në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Vlorë, ndërsa mesatare në qarqet e tjerë.

Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie me disa gradë. E hëna dhe e marta parashikohet që të ketë temperatura nga 5 gradë Celsius minimalet në 21 gradë vlerat maksimale.

Klan news

Pas