Bota

Brenda hotelit ku mbreti tajlandez është izoluar me 20 konkubinat e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 08/05/20 |
el ida

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkor, është duke kaluar ditët e tij të izolimit nga koronavirusi, i shoqëruar nga 20 konkubina, të gjitha me grada ushtarake.

Ai ndodhet në një hotel alpin në jug të Gjermanisë, dhe sipas gazetës “Bild”, ka prenotuar të gjithë katin e katërt të hotelit, ku përfshihet një “dhomë kënaqësie”, e cila është dekoruar me gjëra të cmuara të ardhura nga Tajlanda.

“Grand Hotel Sonnenbichl” ku po qëndron trashëgimtari tajlandez ndodhet në Garmisch-Partenkirchen, një qytet pranë kufirit austriak, prej nga ku shumica e turistëve janë larguar.

Në faqen zyrtare të hotelit thuhet se në këto momente nuk janë të mundura rezervimet për shkak të pandemisë së koronavirusit, por nuk jepet asnjë detaj për mbretin i cili qëndron aty prej një kohe të gjatë.

Sipas një punonjësi të hotelit, stafi nuk lejohet të shkojë në katin e katërt ku akomodohet mbreti Maha dhe haremi i tij.
Kujtojmë se “Business Insider”, e ka cilësuar atë si të parin në listën e monarkëve më të pasur në botë, me një pasuri prej 26.7 miliardë eurosh./Opinion.al

Pas