Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brenda biznesit të parave false

2019/02/27 at 10:30 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Brenda biznesit të parave false

Rappaport  është themeluesi i “RJR Props” me qendër në Atlanta, një kompani filmash që është e specializuar për të dhënë para falso për xhirime filmash, reklamash, dhe videoklipesh.


Sipas “CNN” paratë e tij u përdorën në “Wolf of Wall Street”, “Fast and Furious”, në serialin Netflix “Ozark” dhe në videot muzikore të 50 Cent dhe Kendrick Lamar. Por sipas tij shtypja e parave është një biznes delikat.

“Dëshiroja qartësi rreth ligjeve dhe rregullave. Shumica e kompanive të tjera që bëjnë para të gatshme janë në të vërtetë duke prodhuar para të paligjshme, dhe kjo mund të bëjë që dikush të gjobitet dhe të burgoset”.

Shumë reale për të qenë të rreme

Teknikisht, paratë e rreme në SHBA duhet t’i përmbahen rregullave të rrepta federale (të përshkruara në Aktin e Zbulimit të Falsifikimit të vitit 1992) të cilat përfshijnë shtypjen vetëm në njërën anë dhe duhet të jenë dukshëm më të mëdha ose më të vogla se monedha aktuale. Por jo të gjithë ecin koherent me rregullat, ndaj ndodhin dhe incidente.

Në vitin 2001, gjatë xhirimeve të “Rush Hour 2” në Las Vegas, rreth 1 miliard dollarë false u hodhën në erë gjatë një skene, por disa kartmonedha false shpëtuan nga shkatërrimi dhe përfunduan në qarkullim. Kjo ishte koha kur Shërbimi Sekret u përfshi fuqishëm në bizneset e këtij soji. Ngjarja krijoi një precedent për krijuesit e parave false.

Rappaport tha se ai flet drejtpërsëdrejti me qeverinë për të përmbushur rregullat federale duke gjetur mënyra të ndryshme për të krijuar dollarin fals më të mirë të mundshëm. Ai i quan paratë e tij false klasë i lartë dhe me standard.

“Paratë tona janë të shtypura në të dyja anët, por ka një iluzion optik që është ndërtuar nëpër to. Ky mashtrim, tha ai, është që ti bëjë ato të duken të vërteta në aparat fotografik, por t’i dallojë që janë të rreme nëse dikush përpiqet t’i kalojë në një dyqan.”

Nuk jam e vërtetë

Për të qenë në përputhje me ligjet federale, paratë e riprodhimit nuk mund të bëhen duke modifikuar dizajnin e parave aktuale, kështu që RJR Props kanë krijuar dizajnin e tyre.

Në një shikim të parë, paratë false duken krejt si të vërteta. Por sapo t’i zmadhoni, dallimet bëhen të dukshme. Në vend të “Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara”, fjalët nën “100” në këndin e majtë lexojnë “Unreal Fake Currency Reserve”.  Gjithashtu vepra e Franklinit është bërë nga e para, dhe nuk e ka emrin e tij nën të.

Vula është një dizajn tjetër dhe të dy nënshkrimet lexojnë “nuk jam i vërtetë” në vend të emrave të Thesarit të Shteteve të Bashkuara . Asgjë nuk i mbijeton shqyrtimit: madje “United States” shkruhet me “Ë” në vend të shkronjës  “U”.

Sa kushtojnë paratë false?

RJR i shesin ato në grumbuj, me çmimin standard duke shkuar nga 45 dollarë në 65 dollarë. Ata gjithashtu bëjnë një lloj të veçantë kartmonedhash që duken sikur kanë qenë prej kohësh në qarkullim. Kjo kushton një shtesë prej 20 dollarësh.

“Është shumë e vështirë për t’u bërë, më e vështirë se sa njerëzit e imagjinojnë, bëhet me dorë, çdo kartmonedhë është e rrudhur, e ngjyrosur, e djegur me cigare. Proces i vështirë, që zakonisht që kërkon 15 ose 20 njerëz të ulur rreth një tavoline. ” /E.M

Etiketa: falsekartmonedhapara


Ju sugjerojmë

Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

11 Gusht, 2025 9:30 pm
Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë
Aktualitet

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

11 Gusht, 2025 9:12 pm
Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë
Rajoni

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë

11 Gusht, 2025 8:53 pm
Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
Aktualitet

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

11 Gusht, 2025 8:25 pm
Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

11 Gusht, 2025 8:12 pm
Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime
Aktualitet

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

11 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

11 Gusht, 2025 7:40 pm
Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses
Bota

Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

11 Gusht, 2025 7:08 pm
Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Aktualitet

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

11 Gusht, 2025 6:47 pm
Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
Aktualitet

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

11 Gusht, 2025 6:31 pm
Para
Deputetët “rrëzojnë” kryeministren, hedhin poshtë marrëveshjen e BREXIT-it

Një Brexit pa marrëveshje, May u ofron deputetëve dy votime

Mbyllet komisioni hetimor “Tahiri”/ Paloka: Do ta ribëjmë kërkesën

Krimet e Rënda mbyllin hetimet për Tahirin, çfarë ndodh nesër në Gjykatë

Gaz lotësjellës dhe shashka e kotlej molotov në epokën e dialogut

Gaz lotësjellës dhe shashka e kotlej molotov në epokën e dialogut
















TE FUNDIT

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

Demokracia në SHBA nën presion
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm në Uashington, teksa përmbush...

Lexo më shumë

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë
11 Gusht, 2025

Policia ka ndaluar 1 shtetas dhe ka nisur procedimin penali për 2 të tjerë, pasi akuzohen për 3 raste zjarrvënie,...

Lexo më shumë

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë
11 Gusht, 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në muajin korrik është regjistruar temperature rekorde – mbi...

Lexo më shumë

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
11 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes bën me dije gjatë orëve të fundit në vendin tonë janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com