Aktualitet

“Brenda 5 viteve kam humbur 3 vëllezër”, Elsa thërret nënën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 24/04/22 |
Opi Nion

Jeta e Elsës, e cila ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk ka qenë shumë e lumtur me dy ish- bashkëshortët e saj në Greqi, por as për familjarët e saj.

Brenda pesë viteve në shtëpinë e tyre kanë ndodhur tre tragjedi, ndaj ajo ndien se nuk ka pasur asnjë arsye të bukur për të vizituar vendin e saj.

Kjo është arsyeja pse ajo ka ardhur në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan,  për të lumturuar sadopak nënën e saj, Bajamen që ka veshur një petk zie, për t’i dhuruar buzëqeshje.

Ardit Gjebrea: Po sot kë ke ftuar?

Elsa: Mamin se…kur e takoja mamin sa herë që vija në Shqipëri, vija jo për gëzime, por për hidhërime. Brenda 5 vitesh kam humbur 3 vëllezër.

Ardit Gjebrea: 3  vëllezër?

Elsa: Dua të dal aty që kur vija unë, vija me raste.  Erdha kur më vdiq babai para 13 vjetësh,erdha kur më vdiq vëllai në Amerikë, erdha kur bëmë të dyzetat se e varrosëm vëllanë në Greqi, vetëm për halle kam ardhur.

Ardit Gjebrea: Sot do të vish për një gjë të mirë?

Elsa: Doja të vija për një gjë të mirë, t’i gëzoj zemrën mamit se dhe ajo ka përcjellë tre djem, s’është e lehtë. Të rrojë një grua, të humbasë fëmijë, është gjëja më e tmerrshme se unë jam nënë vetë./ Tv Klan

Pas